Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Berisha bën “mbrapa kthehu” dhe kërkon falje ndaj ambasadorit Gonzato: Nuk ishte fyerje, përsërita atë që kishte thënë vetë

    Ndryshon dëshmia për vdekjen e 16-vjeçarit: Babai i futbollistit mohon versionin e “plumbit qorr”: E qëlluan në kokë, në shtëpi

    Të dhënat e INSTAT: Tirana, motor i ekonomisë shqiptare: Kukësi me të ardhurat më të ulëta për frymë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Kërkohet një ministër që do e ketë rrogën 500 mijë euro, por ka një kleçkë.

    February 4, 2025

    Nga Enver Robelli

    Zvicra ka 7 ministra. Rroga vjetore e ministrit apo ministres është 472,958 franga (ose: gjysmë milioni euro). Para disa ditësh ministrja e Mbrojtjes dha dorëheqjen nga Qeveria e Zvicrës. Së shpejti parlamenti duhet të zgjedhë një ministër apo ministre të re. Posti i takon partisë “Die Mitte”, qendra, e cila dikur njihej me emrin Partia Popullore Kristiandemokrate (CVP). Është caktuar një komision për gjetjen e kandidatëve që mund t’i propozohen parlamentit për zgjedhje në funksionin e ministrit në qeveri. Por, komisioni nuk po arrin të gjejë kandidatë.

    Ditëve të fundit janë përmendur rreth 10 kandidatë të mundshëm për ministër. Dhe pothuaj të gjithë kanë njoftuar se nuk janë të interesuar të bëhen ministra në Bernë. Arsyetimet janë të ndryshme. Njëri thotë se nuk ka entuziazëm, tjetri se ndihet i lumtur në postin e tanishëm, të tjerët përmendin obligimet familjare. Sot përfundon afati për paraqitjen e kandidaturave. Deri më tani vetëm dy politikanë kanë shprehur interesim për të qenë pjesë e qeverisë.

    Favorit është kryetari i Shoqatës së Bujqve dhe Blegtorëve të Zvicrës, Markus Ritter. Nëse edhe ky zgjidhet në qeveri, atëherë 5 prej 7 anëtarëve të qeverisë do të kenë një sfond (ose në shqipen moderne: një bekgraund) bujqësor. Një ministër është agronom, një ministre mbarështuese (rritëse) e deleve me hundë të zezë, një ministër është bujk i diplomuar dhe një tjetër është prodhues i verës. Disa media zvicerane kanë shprehur shqetësimin se nëse edhe një bujk zgjidhet në qeveri, atëherë Zvicra do të bëhet edhe më shumë agrokraci. Dhe qeveria mund të quhet lirisht “këshill i bujqve”.

    Për çdo vit Qeveria e Zvicrës i subvencionon bujqit me rreth 2.8 miliardë franga (rreth 3 miliardë euro). Në të kaluarën bujqit shpesh kanë lidhur aleanca me krerët e bizneseve të fuqishme në Zvicër për të realizuar interesat e tyre, andaj disa gazetarë zviceranë shkruajnë për një “aleancë mes parave dhe plehut”. Shoqata e Bujqve të Zvicrës është e organizuar mirë. Mund të quhet madje grupi më i fuqishëm i lobimit në këtë shtet. Vetëm në selinë e shoqatës punojnë 126 punëtorë. Shoqata ka edhe një gazetë të veten nëpërmjet së cilës i mban të informuar anëtarët dhe simpatizantët.

    “Shtet brenda shtetit” – kështu e përshkruan lobin e bujqve gazeta “NZZ am Sonntag”. Kur më 2015 po diskutohej ulja e subvencioneve për bujq, para parlamentit në Bernë u mblodhën 10 mijë bujq. Ky ishte një demonstrim i fuqisë së tyre. Prej 246 parlamentarëve 38 janë përfaqësues të bujqve (ose 15 për qind). Në Austri vetëm 8 për qind e parlamentarëve vijnë nga bota agrare. Në parlamentin gjerman edhe më pak: vetëm 2 për qind.

    Më 12 mars dy dhomat e Parlamentit të Zvicrës do të mblidhen për të zgjedhur ministrin e ri. Krahas gjeneralit të bujqve Markus Ritter, i cili po qëndron gati me tërfurk për t’u zgjedhur ministër, të hënën shfaqi interesim për postin e ministrit edhe një politikan nga kantoni i Zugut: Martin Pfister drejton Departamentin e Shëndetësisë. Ai ka studiuar histori dhe gjermanistikë në Freiburg të Zvicrës franceze, në vitin 1996 ka qëndruar në SHBA për qëllime studimore, pastaj ka qenë i angazhuar si punëtor shkencor në Universitetin e Freiburgut.

    Tani parlamenti e ka fjalën. Nuk përjashtohen befasitë. Parlamentarët janë të lirë t’ia japin votën ndonjë politikani që nuk kandidon fare zyrtarisht. Në rast se një i tillë zgjidhet, ai duhet të dalë para parlamentit dhe të përgjigjet: e pranon apo jo zgjedhjen në post?

    minister rroga e ministrit zvicer
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Berisha bën “mbrapa kthehu” dhe kërkon falje ndaj ambasadorit Gonzato: Nuk ishte fyerje, përsërita atë që kishte thënë vetë

    November 6, 2025

    Ndryshon dëshmia për vdekjen e 16-vjeçarit: Babai i futbollistit mohon versionin e “plumbit qorr”: E qëlluan në kokë, në shtëpi

    November 6, 2025

    Të dhënat e INSTAT: Tirana, motor i ekonomisë shqiptare: Kukësi me të ardhurat më të ulëta për frymë

    November 6, 2025

    PS i kërkon Komisionit të Etikës përjashtimin e Berishës për 30 ditë pas deklaratave ndaj Gonzatos

    November 6, 2025
    Mos e humb
    Fokus October 18, 2025

    Ermelinda Meksi: Një modeli i ndryshimit ligjor për trafikun rrugor dhe skuterat

    Sot lexova ne shtypin austriak se Qeveria e Austrisë ka finalizuar një reformë në ligjet…

    Philipp Plein Residence, projekti që do të ndryshojë jetën e luksit në Tiranë

    NËNTË BETEJAT PËR BASHKINË E TIRANËS

    “Le të ikin shqiptarët, se do i zëvendësojmë me bangladeshas!” Marin Mema: Begaj nuk përfaqëson dot as popullin e vet

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Ende s’jeni gati ta falni/ Parashikimi i horoskopit 6 Nëntor 2025

    Nuk do keni për çfarë te qaheni sot ne jetën tuaj në çift, parashikimi i horoskopit 5 Nëntor

    Vështirësitë në çift do jenë të shumta/ Parashikimi i horoskopit 4 Nëntor 2025

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.