Gjykata Kushtetuese ka vendosur të marrë në shqyrtim kërkesën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për shfuqizimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.
Vendimi u mor gjatë mbledhjes së gjyqtarëve të Kushtetueses, të cilët përcaktuan që çështja të kalojë për shqyrtim në seancë plenare, mbi bazë dokumentesh.
Veliaj ndodhet në burg që prej 10 shkurtit të vitit të kaluar, ndërsa më herët ka qenë Gjykata Kushtetuese ajo që vendosi rikthimin e tij në detyrë.


