Së fundmi policia e Prishtinës ka njoftuar se ka vënë në pranga një person, i cili dyshohet se ka kërcënuar kryeministrin, Albin Kurti.
Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda i Policisë së Kosovës njoftoi se kërcënimi i kreut të qeverisë është bërë nëpër rrjet, në emër të një grupi të quajtur “Brigada Sever”.
Sipas informacioneve nga Policia e Kosovës, veprimet hetimore kanë çuar në identifikimin e të dyshuarit, M. R. (mashkull kosovar, lindur në vitin 2004), i cili është arrestuar më 10 janar 2025 në Zveçan.
Mësohet se gjatë aksionit të policisë në shtëpinë e të arresutarit është gjetur një armë gjuetie pa leje.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka njoftuar se “pas përfundimit të marrjes së deklaratës, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.”


