Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Izraeli godet Libanin pas sulmit të Hezbollahut, raportohen të paktën 8 viktima

    Fejohet motra e Gjestit, fansat e vëllait i dërgojnë lule

    Selin Bollati krah vjehrrës në Istog, DJ Gimbo ndan momentin familjar

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Kërcënimet nga lufta, Lituania do t’u mësojë 8-vjeçarëve përdorimin e dronëve

    August 14, 2025

    Fëmijët në Lituani do të mësojnë të ndërtojnë dhe përdorin dronë, si pjesë e një programi kombëtar për të rritur aftësitë e popullsisë në përballjen me kërcënime të mundshme nga Rusia.

    Iniciativa, e përbashkët mes ministrive të Mbrojtjes dhe Arsimit, synon të trajnojë mbi 22 mijë persona, nga nxënës të shkollës fillore deri te ata të gjimnazit, në përdorimin dhe prodhimin e mjeteve ajrore pa pilot.

    Plani parashikon që nxënësit 8-10 vjeç të mësojnë të ndërtojnë dhe pilotojnë dronë të thjeshtë, ndërsa ata të shkollave të mesme të krijojnë pjesë, të ndërtojnë dhe të fluturojnë modele më të avancuara.

    Qeveria lituaneze ka vënë në dispozicion 3.3 milionë euro për pajisje, duke përfshirë dronë, sisteme kontrolli, transmetim video dhe një aplikacion trajnues për UAV.

    Ashtu si Estonia dhe Letonia, Lituania – e kufizuar me enklavën ruse të Kaliningradit dhe Bjellorusinë, ka forcuar masat e sigurisë pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia.

    Tensionet në rajon mbeten të larta. Vetëm pak ditë më parë, Estonia dëboi një diplomat rus për “ndërhyrje të vazhdueshme” në punët e brendshme të vendit, duke shtuar më tej shqetësimet për sigurinë e shteteve baltike.

    Radar.al

    drone femijet Lituani
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Izraeli godet Libanin pas sulmit të Hezbollahut, raportohen të paktën 8 viktima

    April 30, 2026

    Fejohet motra e Gjestit, fansat e vëllait i dërgojnë lule

    April 30, 2026

    Selin Bollati krah vjehrrës në Istog, DJ Gimbo ndan momentin familjar

    April 30, 2026

    Vetëm një votë kundër, të majtë e të djathtë bëhen bashkë, Melsi Bogdani zgjidhet në krye të Këshillit Bashkiak të Fierit

    April 30, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.