Kryetari në detyrë i Bashkisë së Vlorës, Elis Halili, ka dhënë një ultimatum për kompaninë që po realizon projektin e “Bulevardit të Palmave dhe Agrumeve”. Ai ka kërkuar që brenda një muaji të hiqen palmat ekzistuese dhe të vendosen llojet e pemëve të parashikuara në projektin fillestar.
Gjithashtu, Halili ka urdhëruar zëvendësimin e pllakave të vendosura me rërë me pllaka betoni sipas standardeve të parashikuara. Sipas tij, punimet aktuale nuk përputhen me projektin dhe nuk ofrojnë pamjen që qyteti meriton.
Ai paralajmëroi se pas përfundimit të këtij afati, Bashkia do të ndërhyjë direkt dhe do të marrë masat ligjore kundër kontraktorit përgjegjës.


