ZVICËR– Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka marrë fjalën e tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ku e nisi fjalimin duke thënë se nga Amerika ka sjellë “lajme fenomenale”, duke vënë në pah shifrat ekonomike.
“Ekonomia po lulëzon.”– ka deklaruar Trump, duke e nisur fjalimin me fjalët se është kënaqësi për të, të jetë sërish në Davos, pasi hera e fundit ishte në vitin 2020.
Gjithashtu ai nuk kurseu as batutat me të pranishmit, duke thënë se “është mirë të rikthehet mes kaq shumë miqsh dhe disa armiqsh”, duke shkaktuar të qeshura në sallë.
Trump shpalli se “inflacioni është mposhtur” dhe se kufiri i mëparshëm “i hapur dhe i rrezikshëm” i Shteteve të Bashkuara tashmë është mbyllur./Radar.al


