Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Trump ndërhyn pas tensioneve mes Erdoganit dhe Netanyahut: Nuk mendoj se do të ketë konflikt

    Skandal në aviacionin kanadez, pilot i “Air Canada” dyshohet se fluturoi 16 vite pa licencën e duhur

    Rama dënon tensionet në protestë: Askush nuk duhet shënjestruar për shkak se është ndryshe

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Kejn dhe Laimer bënë diferencën kundër Çelsit, trajneri i Bajernit vlerëson skuadrën

    September 19, 2025

    Falë një fitoreje 3-1 kundër Çelsit, Bajerni i Mynihut ruajti ecurinë e pastër pas ndeshjes së gjashtë zyrtare në sezonin 2025/26. Dhe ata ishin veçanërisht të kënaqur me mënyrën se si shkoi. Vinsent Kompani u shfaq i qetë, edhe pse aspak euforik.

    “E dinim që shumë gjëra duhej të shkonin mirë për të fituar sot. Djemtë e kryen misionin e tyre, por treguan edhe entuziazëm për lojën. Përqendrimi ynë ishte shumë i mirë. Ishte një paraqitje shumë solide,” shpjegoi trajneri i Bajernit pas kësaj fitoreje prestigjioze.

    Edhe lojtarët, si Konrad Laimer, ishin të kënaqur. Fakti që fitorja erdhi kundër kampionëve të rinj të Botës për Klube e bëri akoma më të veçantë: “U mbrojtëm me përqendrim dhe treguam atë që kemi luajtur prej një viti kundër një kundërshtari të tillë,” tha austriaku.

    “Me intensitet mund të zgjidhësh shumë probleme, dhe këtë e treguam sot. Është kënaqësi të luash futboll me këtë ekip,” vazhdoi veterani.

    Kompani veçoi sidomos lojën me presing, duke e shpjeguar këtë me golin që bëri rezultatin 2-0, i cili erdhi direkt nga një gabim i Çelsit i shkaktuar nga ndërhyrja e hershme: “Ne duam të bëjmë presing sepse duam të shënojmë gola, jo thjesht për të marrë topin. Kjo ka ndodhur shtatë ose tetë herë që nga faza përgatitore,” tha belgu i lumtur. Herri Kejn, i cili shënoi dy nga tre golat e Bajernit, ndau një ndjenjë të ngjashme.

    “Kjo ishte një paraqitje e nivelit të lartë kundër një kundërshtari të fortë, kampionëve të botës për klube.” Në pjesën e parë, sipas tij, gjithçka kishte shkuar mirë, por “fatkeqësisht, e pësuam golin pak shpejt,” tha anglezi.

    Pastaj erdhi pjesa e dytë: “E nisëm fort pas pushimit, krijuam raste. Ky është drejtimi ku duam të shkojmë. Posedimi ishte i rëndësishëm, po ashtu edhe mbështetja ndaj njëri-tjetrit. Ishte një ndeshje e fortë, fizike, por jam mjaft i kënaqur,” shtoi Kejn. Përveç Kejn, edhe Majkëll Olise dha një tjetër paraqitje të fortë. Trajneri e sheh 23-vjeçarin në rrugën drejt të bërit një lojtar vërtet i madh. “Lojtarët si Majkëll thjesht e kanë këtë talent. Sezonin e kaluar, ndoshta nuk ishte ende një lojtar i madh sepse ishte viti i tij i parë. Por për tu bërë një lojtar i madh, ai duhet ta përsërisë këtë për shumë vite. Dhe këtë vit, po e bën nën presion. Deri tani po ia del. Pra, është në rrugën e duhur.”/PanoramaSport

    Bajerni i Mynihut Çelsi trajneri i Bajernit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Trump ndërhyn pas tensioneve mes Erdoganit dhe Netanyahut: Nuk mendoj se do të ketë konflikt

    June 10, 2026

    Skandal në aviacionin kanadez, pilot i “Air Canada” dyshohet se fluturoi 16 vite pa licencën e duhur

    June 10, 2026

    Rama dënon tensionet në protestë: Askush nuk duhet shënjestruar për shkak se është ndryshe

    June 10, 2026

    Kaos në aeroportet Treviso-Venecia, mbi 200 pasagjerë mbeten në pritje të fluturimit për në Tiranë: Po na sorollasin

    June 10, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.