Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Keqtrajtuan një qen rruge në Sarandë, nën hetim dy shtetas francezë

    Merr formë bajpasi i Tiranës , mbi 30% e punimeve janë përfunduar, Karakaçi inspekton situatën

    Zbulohet laborator droge në Itali, sekuestrohen 15 kg ko*ainë, arrestohen dy shqiptarë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Kasa: Protestat kundër investimeve strategjike nuk i shërbejnë zhvillimit të turizmit shqiptar

    June 2, 2026

    Kreu i Unioni Turistik Shqiptar, Rahman Kasa, ka reaguar lidhur me debatet dhe protestat kundër projektit turistik në Zvërnec, duke theksuar se investimet strategjike janë thelbësore për zhvillimin ekonomik dhe rritjen e konkurrueshmërisë së Shqipërisë në tregun ndërkombëtar të turizmit.

    Sipas Kasës, kundërshtimet ndaj projektit, i cili sipas tij përfaqëson një investim prej më shumë se 4 miliardë eurosh, nuk i shërbejnë interesit afatgjatë të vendit. Ai argumentoi se situata të tilla mund të ndikojnë negativisht në klimën e investimeve dhe të dekurajojnë investitorët e huaj.

    Kreu i Unionit Turistik Shqiptar vlerësoi se projekte të këtij niveli, të lidhura me marka prestigjioze ndërkombëtare si Mandarin Oriental, Aman dhe Atlantis, do të rrisin profilin e Shqipërisë si destinacion turistik dhe do të krijojnë mundësi të reja ekonomike për bizneset vendase.

    “Investime të tilla rrisin vlerën e pronës, krijojnë mundësi për sipërmarrjet lokale dhe forcojnë pozicionin e Shqipërisë në hartën ndërkombëtare të turizmit”, u shpreh ai.

    Kasa theksoi se e drejta për të protestuar duhet respektuar, por shtoi se projektet strategjike nuk duhet të refuzohen pa një analizë të plotë të përfitimeve dhe ndikimeve të tyre.

    Ai nënvizoi gjithashtu se investimi në Zvërnec mund të gjenerojë mbi 10 mijë vende pune dhe të shndërrojë zonën në një prej qendrave kryesore të zhvillimit ekonomik në vend.

    Lidhur me pretendimet për mbivendosje pronash, Kasa deklaroi se çdo mosmarrëveshje duhet të zgjidhet përmes institucioneve ligjore dhe proceseve gjyqësore, duke garantuar respektimin e të drejtave të pronarëve dhe sigurinë juridike të investimit.

    Ai komentoi edhe reagimet që kanë ardhur nga qarqe politike greke, duke i cilësuar ato si të papërshtatshme dhe jo në funksion të marrëdhënieve të mira mes dy vendeve.

    Sa i përket shqetësimeve mjedisore, Kasa tha se zhvillimi i turizmit modern nuk mund të konceptohet pa mbrojtjen e natyrës, biodiversitetit dhe trashëgimisë kulturore, por shtoi se kjo nuk duhet të përdoret si argument për të bllokuar automatikisht projektet e rëndësishme zhvillimore.

    Në përfundim, ai e cilësoi Zvërnecin si një nga asetet më të çmuara turistike të Shqipërisë dhe kërkoi që zhvillimi i zonës të udhëhiqet nga profesionalizmi, transparenca dhe një vizion afatgjatë për ekonominë dhe turizmin shqiptar.

    Investimet Kreu i Unioni Turistik Shqiptar Rahman Kasa turizmi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Keqtrajtuan një qen rruge në Sarandë, nën hetim dy shtetas francezë

    July 28, 2026

    Merr formë bajpasi i Tiranës , mbi 30% e punimeve janë përfunduar, Karakaçi inspekton situatën

    July 28, 2026

    Zbulohet laborator droge në Itali, sekuestrohen 15 kg ko*ainë, arrestohen dy shqiptarë

    July 28, 2026

    Kush janë kandidatët për postin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së?

    July 28, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.