Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Protestat, Rama në “Flasim”: Fryma e presionit dhe kërcënimeve ndaj mendimit ndryshe duhet ndalur

    Vetëvendosje rritet në 51 mandate pas numërimit të votave me postë në Kosovë, Kurti mund të formojë i vetëm qeverinë

    Koreja e Veriut mbyll derën për negociata me Korenë e Jugut: Nuk heqim dorë nga fuqia jonë bërthamore

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Kardinalët votojnë sërish sot për të zgjedhur Papën e ri

    May 8, 2025

    VATIKAN– Kardinalët katolikë romanë janë kthyer të enjten në Kapelën Sistine, për ta rifilluar votimin për zgjedhjen e papës së ri në konklavën më të madhe dhe gjeografikisht më të shumëllojshme në historinë e tyre.

    Kardinalët e nisën të mërkurën punën thellësisht rituale dhe të fshehtë për emërimin e një udhëheqësi të ri për 1.4 miliardë katolikët në mbarë botën.

    Por, në mbrëmje tym i zi doli nga oxhaku në çatinë e kapelës, gjë që tregoi se nuk u zgjodh papa i ri në votimin e parë.

    Kardinalët pritej ta nisnin votimin e dytë sot rreth orës 9 të mëngjesit, sipas asaj që ka njoftuar më herët Vatikani.

    Tym i bardhë do të tregojë se Kisha Katolike ka zgjedhur udhëheqësin e ri, që do të zëvendësojë Papa Françeskun, i cili ndërroi jetë muajin e kaluar.

    Nëse votimi i parë të enjten rezulton vendimtar, zgjedhja mund të shpallet rreth orës 11:00. Në të kundërt, sinjalet me tym do të vijnë më vonë gjatë ditës.

    Asnjë papë nuk është zgjedhur në ditën e parë të këshillit, e njohur si konklava e fshehtë, prej shekujsh, prandaj votimi mund të vazhdojë për disa ditë para se ndonjëri nga princat me kapele të kuqe të kishës t’i marrë shumicën e nevojshme prej dy të tretat e votave për t’u bërë papa i 267-të.

    Kardinalët, gjatë ditëve të fundit, kanë dhënë vlerësime të ndryshme për atë që kërkojnë tek papa i ardhshëm.

    Derisa disa kanë bërë thirrje për vazhdimësi me vizionin e Françeskut për më shumë reforma dhe të qenit të hapur, të tjerë kanë kërkuar rikthim tek traditat e vjetra. Shumë kanë shprehur dëshirën për një papat më të parashikueshëm dhe të matur.

    Një rekord prej 133 kardinalësh nga 70 vende do të hyjnë në Kapelën Sistine, në krahasim me 115 nga 48 vende në konklavën e vitit 2013 – një rritje që pasqyron përpjekjet e Françeskut për të zgjeruar ndikimin e kishës në rajone të largëta me pak katolikë.

    Ende nuk ka favorit të qartë, megjithëse kardinali italian Pietro Parolin dhe kardinali filipinas Luis Antonio Tagle konsiderohen ndër pretendentët kryesorë.

    Ashtu si në kohët mesjetare, kardinalëve do t’u ndalohet komunikimi me botën e jashtme gjatë konklavës, dhe Vatikani ka ndërmarrë masa të teknologjisë së lartë për të siguruar fshehtësinë, duke përfshirë pajisje që bllokojnë sinjalet për të parandaluar përgjimin.

    Gjatësia mesatare e dhjetë konklavave të fundit ka qenë pak më shumë se tri ditë, dhe asnjë nuk ka zgjatur më shumë se pesë ditë. Konklava e vitit 2013 zgjati vetëm dy ditë.

    Kardinalët do të përpiqen ta mbyllin procesin shpejt edhe këtë herë, për të shmangur përshtypjen se janë të përçarë ose se kisha është pa udhëheqje./REL
    ttps://radar.al/realizohet-fluturimi-i-pare-certifikues-ne-aeroportin-nderkombetar-te-vlores/

    Po punonin për të lidhur energjinë në një qendër votimi, humb jetën elektricisti, plagosen 2 të tjerë

    Ankesa e PD për zarfet në Greqi/ Celibashi letër DHL-së: Na dërgoni urgjentisht një raport

    Kardinalët papa i ri
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Protestat, Rama në “Flasim”: Fryma e presionit dhe kërcënimeve ndaj mendimit ndryshe duhet ndalur

    June 14, 2026

    Vetëvendosje rritet në 51 mandate pas numërimit të votave me postë në Kosovë, Kurti mund të formojë i vetëm qeverinë

    June 14, 2026

    Koreja e Veriut mbyll derën për negociata me Korenë e Jugut: Nuk heqim dorë nga fuqia jonë bërthamore

    June 14, 2026

    Dokumentet e reja për Jeffrey Epstein tronditin industrinë e modës, dalin në dritë lidhje të fshehta me agjentë dhe modele

    June 14, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.