Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    VIDEO/ Përmbytje shkatërruese në Kili, të paktën 10 viktima dhe disa persona të zhdukur; shpallet gjendje e jashtëzakonshme

    “Jeni shërbëtorë të Atdheut”, Rama në ceremoninë e diplomimit të 67 oficerëve të rinj: Kemi forcat më të mirëpaguara në rajon, rritja e pagave do të vijojë

    Marc Anthony bëhet baba për herë të tetë, zbulon emrin e vajzës së porsalindur me Nadia Ferreira

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Kandidatja e PS-së për Bashkinë e Tiranës, Manastirliu me të rinjtë në Laprakë: Plani ynë Tirana 2030, qyteti i mundësive për të rinjtë

    October 29, 2025

    TIRANË– Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilloi një takim me të rinjtë e Laprakës, ku theksoi rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në projektet dhe investimet që sjellin ndryshime konkrete në çdo lagje të Tiranës.

    “Bashkia, si shtëpia jonë e përbashkët, na duhet të ketë kontributin e të gjithëve, e tek ju në radhë të parë, që jeni të rinjtë e qytetit. Imagjinoni sa shumë mund të bëjmë bashkë. Ju mund të sillni një ndryshim të prekshëm, sepse ne duam që të sjellim për Laprakën edhe më shumë investime, duke filluar nga rrugët që ende nuk janë prekur në zonat më të thella, si drejt Institutit e më tutje.”

    Duke u ndalur te planet konkrete për zhvillimin e Laprakës, Manastirliu vuri në dukje nevojën për të rijetëzuar hapësirat publike dhe për t’i kthyer ato në shërbim të të rinjve dhe gjithë komunitetit.

    “Duam të rijetëzojmë të gjitha lulishtet në zonën e Laprakës, që nga fusha e futbollit, tek blloku ‘Gintash’ e deri te rruga pranë Spitalit Ushtarak. Duam të kemi më shumë qendra për të rinjtë, si qendra TUMO, ku sot afro 3500 të rinj mësojnë, programojnë dhe zhvillojnë aftësi të reja. Ne duam që qytetit policentrik t’i shtohen vlera të tilla që rrisin mundësitë për çdo të ri e të re.”

    Takimi me të rinjtë e Laprakës ishte pjesë e serisë së bashkëbisedimeve që Manastirliu po zhvillon në çdo lagje të Tiranës, për të ndarë idetë dhe projektet e saj për një qytet gjithëpërfshirës, ku çdo zë, veçanërisht ai i të rinjve bëhet pjesë e vizionit të saj për Tirana 2030.

    Në Laprakë, kandidatja e e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës Manastirliu shoqërohej nga drejtuesja politike e Njësisë 11 Albana Kocciu dhe deputeti i zonës, Erion Malaj./Radar.al 

    Laprake Ogerta Manastirliu
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    VIDEO/ Përmbytje shkatërruese në Kili, të paktën 10 viktima dhe disa persona të zhdukur; shpallet gjendje e jashtëzakonshme

    July 22, 2026

    “Jeni shërbëtorë të Atdheut”, Rama në ceremoninë e diplomimit të 67 oficerëve të rinj: Kemi forcat më të mirëpaguara në rajon, rritja e pagave do të vijojë

    July 22, 2026

    Marc Anthony bëhet baba për herë të tetë, zbulon emrin e vajzës së porsalindur me Nadia Ferreira

    July 22, 2026

    Trump kërcënon Iranin me goditje ndaj infrastrukturës: Do të shkatërrojmë ura dhe termocentrale nëse sulmohen anijet

    July 22, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 22 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.