Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Këngëtari i njohur shqiptar aksidentohet me motor, përfundon në operacion

    Të shtëna me ar*ë në Sevaster, një person në gjendje kritike

    Klosi për protestën në Zvërnec: Tërheqja nga investimi do të ishte tradhti

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Kancelari Olaf Scholz hedh poshtë çështjen e votëbesimit

    September 9, 2024
    Kancelari Olaf Scholz hedh poshtë çështjen e votëbesimit
    Kancelari Olaf Scholz

    GJERMANI– Kancelari Scholz i hedh poshtë kërkesat lidhur me votëbesimin. Ai tha në intervistë për kanalin e dytë televiziv, ZDF, se do të vazhdojë punën qeveritare dhe do të marrë një mandat të fuqishëm në zgjedhjet e ardhëshme.

    Kancelari Olaf Scholz nuk do të përballet me votëbesimin në Bundestag (parlament) e kësisoj as nuk dëshiron zgjedhje të parakohshme. Qeveria ka shumicën për të kryer detyrat, që ka përpara, tha politikani socialdemokrat për ZDF-në. “Eshtë një idezkë e opozitës, që çdo dy tri javë e thotë këtë fjalë”, tha Scholz. Kancelari mendon, se krijimi i qeverisë në Gjermani edhe për disa kohë do të vazhdojë të mbetet i vështirë. “Nëse më lejohet të ndaj me ju se ku më dhemb: Druaj se çfarëdo që të ndodhë në vitet e ardhëshme, edhe për shumë shumë vite në Gjermani do të kemi konstelacione, në të cilat do të jetë mjaft e ndërlikuar të krijohet qeveria. “Këtë do ta shohim në federatë si edhe në lande”.

    Si rrjedhojë, thekson kancelari, “do të varet, se si ne do të arrijmë bashkarisht një stil, që të qeverisin bashkë parti, të cilat në themelimin e tyre as që e kishin menduar të bashkëpunojnë, e megjithatë qeverisja të funksionojë duke pasur arritje.” Në këtë nivel koalicioni aktual ka arritur shumë.

    Scholz në bisedime me qytetarët, fabrika Ufa, Berlin

    Scholz: “Ne nuk e kemi nënvleftësuar migracionin”

    Kancelari u shpreh i gatshëm për kompromise në bisedimet e reja të mundshme lidhur me temën e migracionit midis qeverisë, opozitës dhe landeve. “Ne kemi kthime në kufi, kemi kontrolle kufitare, dhe një menaxhim efikas kufiri, gjë që duam ta zgjerojmë edhe më tej edhe me mbështetjen e opozitës”, tha Scholz. Do të ketë, sipas tij, propozime të mira, “që të gjitha i përmbahen kuadrit të ligjeve europiane, marrëveshjeve ndërkombëtare dhe ligjit tonë themeltar.” Scholz e hodhi poshtë energjekisht çështjen, nëse koalicioni qeverisës e ka nënvleftësuar temën e migracionit. Eshtë gabim, të krijosh përshtypjen, se qeveria po vepron pikërisht tani. “Unë kam sjellë kthesën më të madhe në raport me migracionin në historinë e 20 viteve të fundit”, tha ai. “Ne jemi kujdesur, që të vemë në jetë vendime që për dekada nuk kanë qenë të lehta për t’u zbatuar, sa ka të bëjë me çështjen e menaxhimit të migracionit të parregullt.”

    Scholz: SPD është një “parti e stërvitur në beteja”

    Duke iu referuar rezultatit të dobët të socialdemokratëve (SPD) në zgjedhet për parlamentet e dy landeve në fillim të shtatorit në Saksonidhe Tyringji, Scholz tha, se të tilla rezultate “nuk justifikohen”. Veçanërisht rezultati i zgjedhjeve për partinë AfD (Alternativa për Gjermaninë) është “shqetësues”. “T’i përvishemi punës, kjo është e rëndësishme”, tha Scholz. “Do të luftojmë për të arritur një mandat të fuqishëm në zgjedhjet e ardhëshme për Bundestagun”, tha Scholz. “Ne ia kemi dalë edhe herë të tjera.” Partia Socialdemokrate është një “parti e stërvitur në beteja “.

    Takimi Scholz Selenskyj në Frankfurt, 6 shtator 2024

    Scholz do një konferencë paqeje me Ukrainën dhe Rusinë

    I pyetur për luftën sulmuese të Rusisë kundër Ukrainës, Scholz insistoi, që duhet më intensivisht se deri më sot të bëhen përpjekje për zgjidhje paqësore në luftën e Ukrainës. “Unë besoj, se tani ka ardhur momenti, kur edhe duhet të diskutojmë, se si të dalim sa më shpejt nga sa krijohet përshtypja tani prej kësaj situate lufte në një paqe”, tha politikani socialdemokrat. “Eshtë e rëndësishme, që ne të përparojmë në këtë drejtim. Në çdo rast do të ketë një tjetër konferencë paqeje”, thekson kancelari. Ai tha, se sapo ka pasur një bisedë shumë në besim me presidentin ukrainas Volodymyr Selenskyj. Të dy janë dakord, që edhe Rusia duhet të marrë pjesë në konferencën e ardhëshme për paqen.

    Scholz do të vazhdojë ta ndihmojë edhe më tej Ukrainën

    Scholz iu shmang pyetjes, nëse ka ende besim tek presidenti ukrainas Volodymyr Selenskyj, pasi u bë e ditur, që një ukrainas ka qenë i involvuar në sabotimin e linjës së gazsjellësit Nord-Stream në Detin Baltik. “Unë kam raport të mirë me Volodymyr Selenskyj”, tha kancelari. “Dhe njëkohësisht për mua është krejt e qartë, që kjo çështje duhet sqaruar.” Jam i kënaqur, që prokuroria e përgjithshme dhe autoritetet e sigurisë kanë avancuar me hetimet deri aty, për sa njoftohet tani. Kancelari pranoi, që rezultatet e fundit të zgjedhjeve kanë të bëjnë edhe me faktin, se “qytetaret dhe qytetarët nuk janë dakord që ne ta ndihmojmë Ukrainën”. Por ai mendon, se është e drejtë që t’i përmbahemi ndihmës./DW

    çështja e votëbesimit Kancelari Olaf Scholz
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Këngëtari i njohur shqiptar aksidentohet me motor, përfundon në operacion

    June 4, 2026

    Të shtëna me ar*ë në Sevaster, një person në gjendje kritike

    June 4, 2026

    Klosi për protestën në Zvërnec: Tërheqja nga investimi do të ishte tradhti

    June 4, 2026

    Komiteti i Senatit jep “ok”, Eric Wendt drejt konfirmimit si ambasador i ri i SHBA në Tiranë

    June 4, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.