ITALI– Matteo Piantedosi, Ministri i Brendshëm në Itali, ka deklaruar se ardhjet e emigrantëve në mënyrë të paligjshme po pakësohen, ndërsa ka folur edhe lidhur me qendrat e ndërtuara në Gjadër dhe Shëngjin nga qeveria italiane.
Siç shkruajnë mediat vendase Matteo në një deklaratë, u shpreh se qendrat në Shqipëri të cilat deri më tani janë bosh, mund të përdoren për qendra riatdhesimi.
“Ata mund të luajnë një rol në forcimin e sistemit për riatdhesimin e emigrantëve të parregullt që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në Itali”, u shpreh ai.
“Riatdhesimet janë një temë që po fiton terren në debatin politik në të gjithë botën, madje edhe jashtë shtetit. Evropa tani po na kërkon ta bëjmë këtë. Më në fund. Të gjithë duhet të jemi të lumtur për këtë”, tha më tej Piantedosi./IlSole/Radar.al
Nuredin Dumani zbulon se kush ia prezantoi Shefin e Krimeve në Elbasan
ditelindjen


