Për shkak të temperaturave të larta të kësaj vere, për të ruajtur kujdesin e punëtorëve, u mor vendimi që të ndërpriten punimet për kampet në Gjadër gjatë orëve të ditës.
Kryemisnistri Edi Rama dhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni firmosën marrëveshjen për kampet e emigrantëve në Shëngjin, të cilat do të hapeshin në datë 1 gusht 2024.
Sipas burimeve, ambasada italiane dha konfirmimin se qendrat nuk do të jenë funksionale që nga data 1 gusht.
Përgjigja zyrtare e Ambasadës Italiane:
“Për shkak të valës së të nxehtit gjatë verës është vendosur që të ndërpriten punimet për ndërtimin në Gjadër gjatë orëve gjatë ditës, për të ruajtur kujdesin e punëtorëve. Kjo gjë mund të ketë zgjatur kohën, por është duke u punuar që të hapen qendrat sa më shpejtë të jetë e mundur”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës Italiane.
Pas një komunikimi tjetër me Ambasadën e Italisë në Tiranë ku i është kërkuar të parcaktojnë datën kur do të hapen këto qendra, përgjigja ka qenë ‘brenda disa javëve’, duke mos specifikuar periudhën se kur këto qendra do të jenë funksionale.
Po ashtu është njoftuar se Ambasda Italiane do të organizojë nesër një vizitë në Shëngjin dhe Gjadër, për të parë se deri në ç’pikë kanë arritur punimet.


