Një automjet është përplasur me një kamion me targa të Maqedonisë së Veriut sot në aksin Elbasan-Peqin.
Nga përplasja kokë më kokë, mjeti tip Toyota ka përfunduar anës rrugës, i shkatërruar plotësisht në pjesën e përparme.
Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga aksidenti, ndërsa mësohet se policia po shkon drejt vendngjarjes për të hetuar shkaqet.


