Policia Kufitare Kakavijë njofton se, sipas informacionit të marrë nga Policia Kufitare Greke, dita e sotme nga ora 19:00 deri në 22:00 (ora greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës së fermerëve.
Gjatë kësaj periudhe, do të lejohet të qarkullojnë vetëm automjetet me emergjenca shëndetësore.
Policia Kufitare Kakavijë u kërkon qytetarëve mirëkuptim dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve në orare të tjera të ditës për të shmangur vonesat.


