Juela Nikolli ka qenë së fundmi e ftuar në Top Albania Radio, ku në një intervistë me Ronaldo Sharken foli për eksperiencën pas Big Brother VIP Albania, projektet personale dhe marrëdhëniet mes ish-banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Gjatë bisedës, ajo komentoi edhe raportin mes Brikena Selmanit dhe Mateo Borrit, duke deklaruar se nuk ka besuar asnjëherë në qëndrueshmërinë e lidhjes së tyre.
Sipas Juelës, dyshja nuk kanë përputhje karakteri dhe marrëdhënia e tyre mund të përfundojë pas pak muajsh.
“Nuk kam besuar ndonjëherë te lidhja e tyre. Të kam thënë, pas disa muajsh do të thonë jemi ndarë për mospërputhje karakteri”, u shpreh ajo gjatë intervistës.
Nga ana tjetër, Juela tregoi se pas përfundimit të spektaklit është përqendruar në projektet e saj muzikore dhe planet për karrierën artistike.


