Këtë të mërkurë në qytetin e Vlorës një fëmijë ka mbetur i bllokurar në banesën e tij. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në momentin kur fëmija po dilte nga shtëpia me prindërit.dera është mbyllur dhe i mituri ka mbetur brenda.
Për shkak se dera e banesës ka qenë e blinduar, familjarët nuk kanë mundur ta hapin dot dhe në këto kushte kanë kërkuar ndihmën e zjarrfikëseve, të cilët kanë ndërhyrë në kohë.