Avokati Idajet Beqiri ka reaguar mbi vendimin ndaj ish-kryeministrit, Sali Berisha.
I ftuar në emisionin “Breaking” avokati na zbulon se përveç dosjes “Partizani” për të cilën Berisha ndodhet në arrest shtëpie, ish-kryeministri hetohet edhe për vrasjet e “21 Janarit” dhe më e rëndësishmja për vrasjet e Haklajve, në Tropojë.
Sipas Beqirit, ekzistojnë prova që nxjerrin hapur rolin e ish-kryeministrit për këtë ngjarje.
Për avokatin, këto 3 dosje mjaftojnë për ta përballur Berishën me vendimin “burg të përjetshëm”.
Pse ka ndryshuar ditëlindjen Sali Berisha dhe ka zgjedhur 15 Tetorin?
“Për Berishën nuk është vetëm dosja ‘Partizani’. Kemi dhe vrasjet tronditëse në Tropojë. Për këtë dosje janë mbledhur të gjitha provat, kemi deklarimet e dëshmitarëve okularë të ngjarjes.
Nuk është provë vetëm ajo video, ku Berisha shfaqet me zë dhe figurë dhe thotë ‘Shkëlqim Haklajn do ma sillni gjallë a vdekur në Tiranë’, sepse i kishte prishur mitingun.
Në atë miting, e para ka dalë të flasë Liri Berisha, sepse Saliu kishte frikë mos e vrisnin. Në Tropojë nuk vrasin gra sepse është e ndaluar edhe me kanun, prandaj nxorën Lirinë.
Saliu ka dalë vetëm pasi mori garanci që nuk do e vrisnin. Por ata që ishin ulur krah tij, e dëgjuan mirë urdhrin e tij për Shkëlqim Haklajn. Dhe për fatin e zi të Saliut, ata tashmë i kanë dhënë deklarimet e tyre në SPAK.
Kështu që edhe për këtë dosje, provat janë mbledhur. Berisha do e ketë çështje të tretë këtë, pas ’21 Janarit’ dhe ‘Partizanit’. Kjo dosje e varros përfundimisht atë në burgim të përjetshëm”, tha avokati.


