Reshjet e dendura të borës kanë bllokuar makinat në Rrugën e Arbrit. Shoferët, që janë bllokuar në Qafë Murriz shprehen se kanë disa orë që qëndrojnë në një vend.
Shoferi 1: Kripë rruga nuk ka. Unë jam me pasagjer. Nuk kam ku të shkoj me këtë situatë, makinën e mbaj ndezur që të rrijë ngrohtë. Jemi bllokuar, nuk kemi ku të shkojmë.
Shoferi 2: Ka 3 orë që rrimë këtu. Jam nisur për në Bulqizë. Ka 3 orë që rri në këtë vend në Qafë Murriz. Rruga ndodhet me borë, as borëpastruese, asgjë. Borëpastruesja ka ngelur vetë në mes të rrugës. Nuk di sa do rrimë, jam me burra, gra e fëmijë në makinë. Çfarë të bëjmë.
Shoferi 3: Që nga ora 13 jemi bllokuar. Fadroma ka ngecur për vete në rrugë. Jam nisur për në Peshkopi. Unë jam me familje, nuk kam ku të shkoj. Asgjë, rrimë në makinë.


