Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kryetari i LDK-së: Po shkojmë në zgjedhje sepse pushteti kërkoi nënshtrim

    Statistikat për veprat penale, pastrimi i parave arriti rekordin e 10 viteve të fundit, skemat

    Nëse shisni përmes internetit duhet të regjistroheni, ose do ju bllokohet faqja

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Je me fat që nuk e kam armën me vete”/ Autori kërcënoi policin grek pas vra*jes së shqiptarit. Vila 2 mln euro, motiv i sherrit

    May 24, 2025

    Gjatë arrestimit pas vrasjes së shqiptarit në Greqi, 46-vjeçari Mikel Selimaj, i njohur për përfshirjen në trafik droge dhe gjobvënie, kërcënoi një oficer policie gjatë arrestimit. I ndikuar nga kokaina, ai i tha policit: “Je me fat që nuk e kam armën me vete sepse e hodha, ndryshe ta tregoja unë.”

    Ngjarja e rëndë nisi të martën në mbrëmje, kur viktima 41-vjeçar Altin Arapaj u rrëmbye nga Selimaj dhe dy persona të tjerë. Gjatë rrugës, viktima u qëllua dhe dërgoi mesazh gruas së tij: “Sapo më qëlluan. Ejani të më gjeni me GPS-in në telefonin tim.”

    Gruaja denoncoi ngjarjen mëngjesin tjetër, por pas kërkimeve, trupin e Arapajt e gjetën të vdekur në një vresht, me gjurmë gjaku në telefonin e tij dhe shenja që ai mund të ketë qenë gjallë disa orë pas plagosjes.

    Dyshohet se konflikti mes viktimës dhe autorit kishte lidhje me menaxhimin e një prone luksoze në Artemida, një shtëpi që vlerësohet rreth 2 milionë euro dhe që kishte shërbyer si Airbnb. Gruaja e viktimës deklaroi:
    “Mosmarrëveshjet nuk ishin për hesapet personale, por për këtë pronë buzë detit, të cilën na e morën.”

    Policia arrestoi edhe dy bashkëpunëtorët e Selimajt, ndaj të cilëve është ngritur padi për bashkëpunim në vrasje. Brenda automjetit të tyre u gjetën gjurmë gjaku dhe një gëzhojë arme.

    Zyrtarët policorë besojnë se pas mosmarrëveshjeve që çuan në vrasje qëndron edhe trafiku i drogës, aktivitet ku Selimaj ishte i përfshirë prej kohësh.

    Altin Arapaj greqi Mikel Selimaj policia vrasja
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kryetari i LDK-së: Po shkojmë në zgjedhje sepse pushteti kërkoi nënshtrim

    April 29, 2026

    Statistikat për veprat penale, pastrimi i parave arriti rekordin e 10 viteve të fundit, skemat

    April 29, 2026

    Nëse shisni përmes internetit duhet të regjistroheni, ose do ju bllokohet faqja

    April 29, 2026

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga OPEC-u

    April 29, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.