Olta Gixhari, aktorja e shumënjohur njëkohësisht dhe opinionistja e “BBVK” e ftuar në emisionin “SOL”, si rrallë herë, përjetoi një moment emocionues dhe të papritur nga bashkëshorti i saj, Dori.
Përgjatë intervistës, Oltës iu lexua letra e cila ishte dërguar nga partneri, që në brendësi përmbante fjalë dashurie të cilat e prekën thellë.
Ndërsa moderatorja filloi ta lexonte, Olta, e cila ishte e habitur, e pyeti me dyshim: “S’ka mundësi! Ky s’është Dori!”, duke shprehur kështu habinë e saj për fjalët e ëmbla.
Letra e Dorit:
“Jeta ime,
Po të shkruaj këtë letër pas shumë kohësh që nuk shkëmbejmë mesazhe për ndjesitë tona, por flasim vetëm për përditshmërinë dhe çunat tanë.
Dua të të them se jam shumë krenar për ty dhe të dua gjithnjë e më shumë. Më ke zbukuruar jetën në çdo aspekt, e diamanti mbi të gjitha janë djemtë tanë.
Ti je dashuria ime më e madhe, dhe ajo që më bën të ndihem si një adoleshent kur të kam pranë. Je forca ime në momente të vështira dhe gëzimi im në ditë të trishta. Je ajo që na mbush shtëpinë me hare edhe atëherë kur je e dërrmuar e pagjumë.
Ne jemi shumë të lumtur kur ti je në shtëpi, dhe mezi presim të kthehesh kur je larg.
Këto kohë kur ti po punon larg shtëpisë ne jemi me ty sepse ne jemi një familje dhe nuk ndahemi kurrë, edhe pse vështirësi na dalin para, nuk ka asgjë të na ndajë.
Je mami më seksi në të gjithë botën, je vetvetja”.
LEXO EDHE:
Pas përplasjeve brenda shtëpisë, Olta Gixhari shpërthen ndaj banorëve: Po të isha “Vëllai i Madh”…
La në gjysmë garën me Luizin në Shqipëri/ Olta Gixhari futet në Big Brother VIP Kosova 3?


