Aktorja e njohur Olta Gixhari prej vitesh dihet që e ndaj jetën e saj mes Shqipërisë dhe Spanjës. Të martën, Spanja u godit nga një stuhi e fuqishme me shira të rrëmbyeshëm që përmbytën shtëpi, duke goditur më rëndë rajonin e Valencias. Sipas ekipeve të shpëtimit në Valencia, në këtë rajon janë gjetur 155 trupa të pajetë.
Olta ka publikuar një video të djalit të saj me shokun e tij në Spanjë dhe thotë se i dhemb zemra për atë që po kalon Spanja, teksa thekson se familjarët e tyre dhe miqtë falë Zotit janë në gjendje të mirë dhe nuk janë prekur nga përmbytjet.

Numri i viktimave nga vërshimet në Spanjë ka arritur në të paktën 158, teksa ekipet e shpëtimit po vazhdojnë operacionet për gjetjen e të mbijetuarve.
Radar.al


