Vajza e kandidadit për President të SHBA-së, Doland Trump, Ivanka Trump mesa duket dhe nëpër rrjete sociale ka zgjedhur edhe këtë vit Shqipërinë për të kaluar pushimet. Jahti i saj luksoz u ankorua ditën e djeshme, rreth orës 09:00 të mëngjesit në pjesën e bregdetit të Qeparoit.
Vitin e kaluar, vajza e Donald Trump u ndal në bregdetin e Sarandës. Më pas ajo udhëtoi në Butrint dhe Sazan.
Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner shprehën interesin për investime në Ballkan, investime që mendohet të kalojnë vlerën e 1 miliard dollarëve. Dy prej tyre janë në Shqipëri, në Sazan dhe Zvërnec dhe një në Serbi.
Firma e kapitalit privat me bazë në Majami planifikon transformimin e ishullit të Sazanit të Shqipërisë në Mesdhe, që më parë ishte një bazë ushtarake, në një komunitet luksoz eko-resort të markës Aman.
Firma planifikon të ndërtojë disa resorte në zonë, me afro 10,000 njësi vilash dhe dhoma hoteli.
“Ishulli i Sazanit është një nga vijat bregdetare më të paprekura dhe unike që kam parë kudo në botë,” tha Kushner.


