Pas shtyrjes së seancës paraprake në GJKKO për shkak të bojkotit të avokatëve, Monika Kryemadhi ka reaguar me ironi përmes një postimi nga palestra.
Në një foto të publikuar në rrjetet sociale, Kryemadhi i drejtohet avokatit të saj, Redi Llanaj, duke shkruar:
“Avokat Redi Llanaj, të përshëndes! Seanca ime gjyqësore u shty për më 28 tetor, ora 09:00.”
Ajo vijon me një thumbim ndaj vendimit të Dhomës Kombëtare të Avokatëve, duke theksuar se kur vendimet nuk bazohen në ligj, ato janë ironike, ndërsa kur bojkotohet për parime kushtetuese dhe pavarësinë e profesionit, “atëherë bojkoti bazohet në ligj”.
Seanca e Kryemadhit u shty si pjesë e bojkotit të shpallur nga avokatët në mbarë vendin, në shenjë solidariteti me sistemin gjyqësor dhe në mbrojtje të pavarësisë së profesionit.


