Ditën e sotme, shtetasja Xhuli Deda është shoqëruar në komisariat nga efektivët e krimit ekonomik në Kavajë.
Këta të fundit kanë konstatuar një listë emërore të familjarëve të saj pas takimit në lokalin e Elvis Rroshit, i afërmi i një kandidati të Aleancës për Shqipërinë Madhështore.
Ndërsa më tej mësohet se ajo po jep dëshminë e saj në komisariat në lidhje me ngjarjen, pasi dyshimet janë se ka përfituar një sasi parash.
Nërkohë pritet t’i merret një deklaratë edhe Elvis Rroshit.
Burimet pranë policisë së Kavajës konfirmojnë se gruaja ndodhet aktualisht në komisariat.


