Incidenti i papritur i ndodhur në prime-n e djeshëm të “BBVA4” u komentua gjerë e gjatë në rrjet nga shumë persona.
Në lidhje me këtë ngjarje, përveç artistëve dhe personazheve të njohura shqiptare, mësohet se ka reaguar dhe familja e Gjestit.
Motra e këngëtarit, Blerina Kelmendi, nëpërmjet një postimi të bërë në Instagram ka falenderuar të gjithë për përkrahjen dhe dashurinë e treguar ndaj vëllait të saj.
“Në pa mundësi për t’i kthyer krejt mesazhet e dërguara për aktin fizik ndaj Gjestit, ju jemi mirënjohës ne si familje për gjithë mbështetjen dhe dashurinë që e keni tregu për të” shkroi Blerina.