Ka marrë fund arratia disa-vjeçare e Arben Kananajt, 50-vjeçari shqiptar i dënuar në Francë për 21 grabitje banesash. Kananaj, i cili për t’u fshehur përdorte emrin Arben Berisha, është prangosur në Leicester, Angli, dhe pritet të ekstradohet në Francë.
Sipas raportimeve nga seanca e parë e ekstradimit më 28 gusht, Kananaj do të ndjekë procesin i liruar me kusht, pasi familjarët kanë vendosur një garanci prej £5000. Gjykata ka caktuar seancën e radhës të ekstradimit më 21 nëntor 2025, ora 10:00.
Ai ishte dënuar në mungesë në Francë me vendimin numër 17/0020-No.2018/00086.


