Një tjetër fundjavë pozitive ishte ajo që lamë pas për legjionarët shqiptarë që luajnë jashtë kufijve. Portali i njohur i statistikave, “Sofascore” sjell për lexuesit e “Panorama Sport” pesë legjionarët me vlerësimet më të larta.
Vendin e parë e mban ish-sulmuesi i Partizanit, Tedi Cara. Ai është vlerësuar me notën 9 pasi realizoi gol dhe dhuroi asist duke udhëhequr skuadrën e tij, Oleksandrija në luftën drejt titullit kampion.
Nazmi Gripshi është pozicionuar në vendin e 2-të pasi shënoi golin e vetëm për Astanën duke marrë 1 pikë të rëndësishme në transfertën e Kaisar.
Etrit Berisha ka mbajtur portën të paprekur në fitoren e Haken. Portieri i Kombëtares priti edhe tre gjuajtje vendimtare. Mesfushori i Interit, Kristjan Asllani i dhuroi fitoren skuadrës së tij me penalltinë e kthyer në gol kundër Veronës. Vendi i 5-të plotësohet me Elhan Kastratin i bëri 4 nga 5 pritje në kuadratin e portës përballë Frozinones./PanoramaSport
U ekstradua nga Dubai 3 ditë më parë, gjykata lë në burg Florenc Çapjan


