Gjatë vizitës së sotme në kampet e Gjadrit, ish-kryeministri italian, Matteo Renzi propozoi që këto qendra të kthehen në burgje për shqiptarët e dënuar në Itali.
Këtë propozim Renzi e hodhi me justifikimin që shqiptarët e dënuar në Itali të kenë mundësi t’i kalojnë dënimet pranë familjeve të tyre në Shqipëri
“Do ishte më e udhës që këtë qendra të shendoheshin në burgje për të bërë të mundur që shqiptarët që janë dënuar në Itali të kenë mundësi të jenë më afër familjes së tyre. Ajo që thuhet në Itali, është vetëm propagandë. Është propagandë e Giorgia Melonit, ajo është në influencere shumë e mirë”, tha ai.
Ndërsa më tej teksa ngriti akuza ndaj Melonit duke e vënë theksin te humbja e madhe financiare që ka shkaktuar kjo situate.
“Këto para nuk duhet të shpenzohen për qendrat e emigrantëve në Shqipëri, por për klasën punëtore në Itali, për pensionet dhe për rritjen e pagave,” ka shtuar ai.
Ish-kryeministri italian tha se Shqipëria ka mundësi të bëhet pjesë e Bashkimit Europian, por një mesazh i tillë, siç e ka cilësuar ai, mund të dëmtojë procesin e integrimit të vendit në BE.


