SHBA– Ish-eksperti i lartë i sëmundjeve infektive në SHBA, Anthony Fauci ka qëndruar në spital për një javë, për shkak se u infektua me virusin e Nilit Perëndimor.
Tashmë ai ndodhet në shtëpi, ku po përmirësohet çdo ditë e më tepër, ka konfirmuar kështu një zëdhënës të shtunën, që foli në kushte anonimiteti.
Fauci ka deklaruar për gazetarët amerikanë se ishte pickuar nga një mushkonjë në oborrin e tij, që me gjasë I ka transmetuar virusin. Pas pickimit ai kishte ndjerë lodhje të rëndë, ethe dhe të dridhura dhe u transportua në spital, ku zbuloi se për çfarë bëhej fjalë.
Bazuar në njoftimet e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, 1 në 150 persona të infektuar me virusin e Nilit shfaqin simptoma serioze, ndonjëherë edhe fatale. Si këshilltari kryesor për shëndetësinë i Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci ishte fytyra publike e qeverisë gjatë pandemisë së COVID-19, një rol që e bëri atë një zë të besueshëm për miliona njerëz, por gjithashtu dhe objektiv të sulmeve politike.
Ai u largua nga qeveria në vitin 2022, por në qershor u thirr përpara Kongresit për të dëshmuar si pjesë e hetimit shumëvjeçar të republikanëve mbi origjinën e COVID-19 dhe reagimin amerikan ndaj sëmundjes./CNN


