Ish-kongresistja republikanë Marjorie Taylor Greene, dikur aleate e ngushtë e Donald Trump në Dhomën e Përfaqësuesve, ka kërkuar zyrtarisht aktivizimin e Amendamentit të 25 të Kushtetutës amerikane për të larguar presidentin nga detyra, pas kërcënimeve të tij ndaj Iranit për “shkatërrimin e krejt civilizimit”.
“Asnjë bombë nuk ka rënë mbi Amerikën. Nuk mundemi të vrasim një civilizim të tërë. Kjo është e keqe dhe çmenduri,” shkroi Taylor Greene në X, duke dënuar qëndrimet e Trumpit.
Edhe përfaqësues të Partisë Demokratike kanë bërë thirrje për përdorimin e Amendamentit 25, duke theksuar se kërcënimet e Trumpit ndaj infrastrukturës civile në Iran mund të përbëjnë krime lufte.
Amendamenti 25 lejon që zëvendëspresidenti, me mbështetjen e shumicës së kabinetit, t’i marrë kompetencat presidentit nëse vlerësohet se ai nuk është në gjendje të udhëheqë shtetin. Në rast mosmarrëveshjeje, vendimin përfundimtar e merr Kongresi me shumicë prej dy të tretash.
Taylor Greene, e zgjedhur në Kongres në vitin 2020, është bërë një figurë e fuqishme dhe e zëshme në Partinë Republikane, shpesh duke e përshkruar veten si “amerikane krenare, 100% pro jetës, pro armëve dhe pro Trumpit”.
25TH AMENDMENT!!!
— Former Congresswoman Marjorie Taylor Greene🇺🇸 (@FmrRepMTG) April 7, 2026
Not a single bomb has dropped on America. We cannot kill an entire civilization.
This is evil and madness. pic.twitter.com/2mdogDRZN4


