Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani nga ambientet e SPAK ka reaguar pas përfundimit të hetimeve ndaj politkanit.
Cakrani I ka cilësuar akuzat të pabazuara dhe të motivuara politikisht.
Në një prononcim për mediat avokati tha se bëhet fjalë për tri akuza: korrupsion pasiv i funksionarëve të zgjedhur, pastrim i produkteve të veprës penale dhe fshehje të të ardhurave. Ndërsa ai beson se asnjëra prej tyre nuk qëndron.
“Janë tre akuza, korrupsioni pasiv i funksionarëve të zgjedhur, pastrimi i produkteve të veprës penale dhe fshehje të ardhurave. Akuzat nuk qëndrojnë. Ato janë shpjeguar edhe gjatë fazës hetimore, por kur ai është marrë në pyetje. Ai pretendon dhe është e saktë se këto hetime përfunduan pas zgjedhjeve dhe kanë përfunduar në momentin kur në Shqipëri po diskutohet për terrorizimin e zgjedhjeve. Për të hequr vëmendjen nga problematikat e zgjedhjeve prokuroria vendosi të përfundojë hetimet”, u shpreh avokati.
Sipas Cakranit, shumë individë të tjerë, ish-pjesëtarë të LSI-së, të cilët duhej të ishin të pandehur, sot janë të lirë madje mbajnë funksione publike.
“Kemi të drejtat tona proceduriale, pasi të njihemi me aktet nëse do kemi pretendimet tona dhe nëse ka mangësi në hetime do bëjmë kërkesa jo vetëm për hetime shtese, por pse jo edhe për të pyetur dëshmitare që kanë dijeni për rrethanat e faktit. Shumë persona të tjerë që kanë qenë edhe pjesë e LSI, të cilët duhet të ishin të pandehur dhe jo zoti Meta, sot janë të lirë dhe ushtrojnë funksione publike”, tha Kujtim Cakrani, i cili theksoi se “ky proces do te vazhdoje dhe do te jete procesi i shekullit”.
LEXO EDHE:
SPAK merr zyrtarisht të pandehur Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin


