GJERMANI– Agjencia e inteligjencës së brendshme të Gjermanisë ka paralajmëruar kundër një grupi që i përket inteligjencës ushtarake ruse (GRU) i njohur si njësiti 29155, duke thënë se ka kryer sulme kibernetike kundër shteteve anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
Në një postim në platformën sociale X – të njohur më parë si Twitter – agjencia gjermane ka thënë se ka lëshuar paralajmërimin bashkë me Byronë Federale të Hetimeve (FBI) të Shteteve të Bashkuara, agjencinë amerikane për siguri kibernetike CISA dhe partnerë tjerë ndërkombëtarë.


