Inteligjenca Artificiale përshpejton dhe përmirëson fekondimin e asistuar. Kjo teknikë e re e quajtur Metaphor, e publikuar në revistën Pnas, është mjaft e shpejtë dhe bën të mundur një vlerësim më cilësor të embrioneve në provëza në krahasim me vëzhgimin tradicional me mikroskop, për të patur kështu një shtazani të suksesshme.
Metoda e re përdor mikroskopinë iperspektrale për të gjeneruar qindra imazhe 3D me ngjyra të embrioneve, në të cilët është e mundur të vëzhgohen përbërjet fluoreshente që luajnë rol vendimtar në proceset metabolike, si frymëmarrja qelizore dhe konsumi ushqimor. Imazhet analizohen dhe klasifikohen në vetëm pak minuta falë IA.
Testet në laborator kanë treguar se Metaphor dyfishon suksesin e procedurës se seleksionimit të embrioneve vitale.
Gjithashtu, është shumë më efikas në analizimin e metabolizmit të ovociteve, duke përzgjedhur ata me të përshtatshëm për fekonfim9in in vitro, me një precesion prej 96%, statistike kjo e paprecedente në këtë sektor.
Pas eksperimentimin me kaviet e laboratorit grupi kërkimor spanjoll i Institutit të Bioinxhinierisë së Katalonjës do të provojë të shtrijë teknologjinë në fazë eksperimentale edhe me embrionet njerëzore, në mënyrë që brenda pak vitesh të jetë në klinikat e riprodhimit te asistuar.