Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Joshua nokauton Prengën, por e vlerëson shqiptarin: Respekt për të dhe ekipin e tij

    Aksident zinxhir në aksin Fier–Levan, përplasen tre automjete

    Aksident i rëndë në aksin Vlorë–Llogara, humb jetën 52-vjeçari, plagosen 4 të tjerë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Indeksimi i pagave të administratës me 2.5% në 2026, për pushtetin vendor rritje deri 10 mijë lekë

    January 27, 2026
    Pagat 2026/ Indeksimi i pagave të administratës me 2.5% në 2026, për pushtetin vendor rritje deri 10 mijë lekë

    Qeveria parashikon për 2026 indeksim të pagave 2.5%, në masë të njëjtë me inflacionin, për të gjithë punonjësit e administratës publike dhe të pushtetit vendor.

    Ministria e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin tashmë nëpërmjet një projektvendimi ka konkretizuar propozimi për rritjen e pagave për 5 kategori të punonjësve të pushtetit vendor.

    “Indeksimi i pagave për vitin 2026 bazohet në indeksin e ndryshimit të çmimeve të konsumit, të deklaruar/shpallur nga qeveria shqiptare në masën 2.5% dhe do të realizohet për të gjithë nëpunësit/punonjësit në njësitë e vetëqeverisjes vendore, për vitin 2026, njëjtë si edhe për funksionarët/nëpunësit civilë/nëpunësit në të gjitha institucionet e administratës publike”, theksohet ndër të tjera në relacionin e projektvendimit

    “Për disa ndryshime në vendimin nr. 328, datë 31.5.2023, të këshillit të ministrave “Për klasifikimin e funksioneve, grupimin e njësive të vetëqeverisjes vendore, për efekt page, dhe caktimin e kufijve të pagave të funksionarëve të zgjedhur e të emëruar, të nëpunësve civilë e të punonjësve administrativë të njësive të vetëqeverisjes vendore””.

    Në vlera indeksimi i propozuar i pagave në projektvendimin e ndryshuar varion nga 1,000 deri 10,000 lekë në muaj në varësi të kategorisë dhe pozicionit të punonjësit.

    Rritja më e lartë e pagës prej 10 mijë lekë në muaj propozohet për punonjësit mbështetës të administratës së pushtetit vendor, duke çuar pagën bazë nga 40 mijë deri 47 mijë lekë në 50 mijë deri 57 mijë lekë në muaj.

    Sipas projektvendimit për kategorinë e parë që përfshihen funksionarët e zgjedhur të organeve përfaqësuese dhe ekzekutive të njësive të vetëqeverisjes vendore propozohet rritje për kufijtë minimalë, nga 3,925 lekë në muaj, në 6,700 lekë në muaj; Për kufijtë maksimalë, nga 4,625 lekë në muaj, në 7,969 lekë në muaj.

    Për pozicionin “specialist”, klasa IV-4, në të gjitha bashkitë, si dhe në këshillin e qarkut, propozohet indeksim në vlerën 1,000 lekë në muaj dhe 2,625 lekë në muaj për pozicionin “Sekretar i Përgjithshëm”, në Bashkinë e Tiranës.

    Për kategorinë tjetër që përfshin nëpunësit e klasave III-1, III2, III-3, IV-1, IV-2, IV-3 dhe IV-4 në të gjitha njësitë e vetëqeverisjes vendore propozohet rritje 4,000 lekë në muaj dhe për klasat III-1, III-2 dhe III-3 dhe rritje 5,000 lekë në muaj për klasat IV-1, IV-2, IV-3 dhe IV-4.

    Për kategorinë tjetër që përfshin “paga për pozicion”, për nëpunësit e klasave I-2, I-3, I-4, I-5, II-1 dhe II-2 në të gjitha njësitë e vetëqeverisjes vendore propozohet rritej të pagave nga 3,525 lekë në muaj deri në 5,425 lekë në muaj.

    Vendimi përcaktohet se do të hyjë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet nga data 1 janar 2026.

    Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, për paga dhe sigurime shoqërore e shëndetësore, sipas llogaritjeve të ministrisë përgjegjëse për financat janë rreth 60 milion lekë ne muaj për punonjësit mbështetës. Rreth 83 milionë lekë në muaj për të punësuarit e tjerë për efekt të rritjes së kufirit minimal të pagës.

    Sipas projektvendimit ky efekt, për vitin 2026, do të përballohet nga transferta e akorduar për njësitë e vetëqeverisjes vendore, miratuar në ligjin 87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026”, si dhe nga të ardhurat e veta të njësive të vetëqeverisjes vendore.

    PROPOZIMET PËR RRITJEN E PAGAVE PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS VENDORE, SIPAS KATEGORIVE:

    Nëpërmjet këtij projektvendimi realizohet: a) Indeksimi në masën 2.5% i vlerave të kufijve të pagave mujore, për funksionarët e zgjedhur të organeve përfaqësuese dhe ekzekutive të njësive të vetëqeverisjes vendore.

    a)Ndryshimi në rritje i vlerave të pagave për këta funksionarë, si rezultat i indeksimit

    varion: i) Për kufijtë minimalë, nga 3,925 lekë në muaj, në 6,700 lekë në muaj;

    ii) Për kufijtë maksimalë, nga 4,625 lekë në muaj, në 7,969 lekë në muaj.

    b) Indeksimi në masën 2.5% i vlerave të kufijve minimalë të elementit të pagës “paga për pozicion”, për nëpunësit në të gjitha njësitë e vetëqeverisjes vendore. Ndryshimi në rritje i vlerave të pagave për këta nëpunës, si rezultat i indeksimit varion nga 1,000 lekë në muaj, për pozicionin “specialist”, klasa IV-4, në të gjitha bashkitë, si dhe në këshillin e qarkut, deri në 2,625 lekë në muaj për pozicionin “Sekretar i Përgjithshëm”, në Bashkinë e Tiranës.

    c) Indeksimi në masën 2.5% i vlerave të kufijve maksimalë të elementit të pagës “paga për pozicion”, për nëpunësit e klasave I-2, I-3, I-4, I-5, II-1 dhe II-2 në të gjitha njësitë e vetëqeverisjes vendore. Ndryshimi në rritje i vlerave të pagave për këta nëpunës, si rezultat i indeksimit varion nga 3,525 lekë në muaj, në 5,425 lekë në muaj.

    ç) Indeksimi në masën 2,5% dhe një politikë e diferencuar e rritjes së pagave për kufijtë maksimalë të vlerës së elementit “pagë për pozicion” për nëpunësit e klasave III-1, III2, III-3, IV-1, IV-2, IV-3 dhe IV-4 në të gjitha njësitë e vetëqeverisjes vendore.

    Ndryshimi në rritje për këta nëpunës varion nga 4,000 lekë në muaj për klasat III-1, III-2 dhe III-3, në 5,000 lekë në muaj për klasat IV-1, IV-2, IV-3 dhe IV-4.

    d) Indeksimi dhe rritja e kufijve të pagave bazë të punonjësve administrativë të njësive të vetëqeverisjes vendore me 10,000 lekë në muaj (nga 40 000–47 000 lekë në muaj, në 50 000 – 57 000 lekë në muaj), në të njëjtën masë si edhe rritja e pagave të punonjësve të tjerë mbështetës të administratës publike./Monitor

    10 mijë lekë 2026" Indeksimi i pagave Pagat 2026
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Joshua nokauton Prengën, por e vlerëson shqiptarin: Respekt për të dhe ekipin e tij

    July 26, 2026

    Aksident zinxhir në aksin Fier–Levan, përplasen tre automjete

    July 26, 2026

    Aksident i rëndë në aksin Vlorë–Llogara, humb jetën 52-vjeçari, plagosen 4 të tjerë

    July 26, 2026

    Evropa në luftë me flakët/ Zjarret masive në Francë dhe Spanjë, mbi 300 mijë persona evakuohen nga flakët

    July 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.