Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka vijuar aksionet në Theth, duke shembur 35 ndërtime të tjera pa leje.
Ky është aksioni i dytë në zonë brenda pak muajsh, pas operacionit të korrikut, kur u prishën rreth 70 ndërtesa të tjera.
Thethi, i shpallur park kombëtar dhe një nga destinacionet më të vizituara turistike të veriut, vazhdon të jetë në fokusin e autoriteteve për ndërtimet e paligjshme, që rrezikojnë peizazhin dhe infrastrukturën lokale.


