TIRANË-Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati është përplasur me një punonjës garde, i cili ishte prezent në hyrjen e Kuvendit.
Teksa Nallbati ka shtyrë punonjësin e Gardës duke i kërkuar të larguar e ka quajtur hajdut.
“Ik andej, hajdut.”- është shprehur Nallbati.
Prej më shumë se një ore demokratët kanë bllokuar dyert e Kuvendit të Shqiperisë, duke mos lejuar socialitët të futen në sallën e Parlamentit.


