Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Taylor Swift hyn në histori, Forbes e shpall muzikanten më të pasur në botë

    “Topi është në fushën e Trump”/ Zyrtari iranian: Negociatat me SHBA-në në ngërç për shkak të 24 miliardë dollarëve të ngrirë

    Starmer paralajmëron: Rusia mund të sulmojë një vend të NATO-s brenda katër viteve

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Igli Hasani: Politika e zgjerimit të BE-së, jetike për Shqipërinë

    March 13, 2025
    Igli Hasani: Politika e zgjerimit të BE-së, jetike për Shqipërinë

    Ditën e sotme Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë në “Konferencën mbi Zgjerimin e BE-së dhe Transformimin Shoqëror në Ballkanin Perëndimor: Shoqëria Civile dhe Angazhimi i Rinisë për Qëndrueshmëri Demokratike”.

    Konferenca në fjalë u mbajt në Kolegjin e Evropës.

    Përgjatë fjalës së tij mbi potencialin transformues të zgjerimit të BE-së në një kontekst të ri gjeopolitik, Hasani e vuri theksin te rëndësia parësore që BE-ja duhet t’i kushtojë pranimit të anëtarëve të rinj dhe ndërtimit të partneriteteve të forta e të qëndrueshme:

    “Kjo politikë strategjike e zgjerimit e BE-së mbetet instrumenti më i mirë gjeopolitik në adresimin e kërcënimeve të sigurisë, paqartësive dhe sfidave ndaj paqes e stabilitetit. Ky diskutim është më aktual se kurrë sot në një mjedis ndërkombëtar ku mbizotërojnë tensione dhe konkurrencë gjeopolitike gjithnjë e më shumë në rritje”.

    Më tej ministri nënvizoi se Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm për sigurinë e kontinentit evropian.

    “Gjatë dy dekadave të fundit, argumenti ynë kryesor për integrimin në BE ka qenë të kthejmë Ballkanin Perëndimor nga “fuçi baruti” të Evropës në një ofrues sigurie. Pavarësisht progresit të ngadaltë të procesit të anëtarësimit në BE, rajoni ka bërë hapa të rëndësishëm përpara. Pjesa më e madhe prej nesh, janë anëtarë të NATO-s; bashkëpunimi rajonal ka nxitur pajtimin dhe sigurinë, duke u bërë një iniciativë e popullarizuar mes qytetarëve tanë, me katër nga pesë persona që besojnë se rajoni duhet të punojë së bashku për të luftuar sfidat.” u shpreh Hasani.

    Sa i përket vendt tonë, ai cilësoi se Shquipëria në veçanti e ka orientuar në mënyrë të pandalshme veten drejt integrimit Euro-Atlantik.

     “Pozita jonë strategjike në Ballkanin Perëndimor na bën një partner të vlefshëm për BE-në, veçanërisht për trajtimin e sfidave rajonale si migrimi, siguria dhe stabiliteti gjeopolitik. Integrimi më i ngushtë me BE-në do të forcojë edhe më tej bashkëpunimin tonë në këto fusha, duke avancuar interesat tona të përbashkëta”.

    Ndërkohë, z. Hasani në fjalën e tij vlerësoi se procesi i zgjerimit të BE-së u ofron shteteve si Shqipëria jo vetëm një rrugë për integrimin politik dhe ekonomik, por edhe për konsolidimin demokratik dhe transformimin shoqëror, ndërsa theksoi angazhimin e palëkundur të vendit tonë në rrugëtimin e tij evropian.

     

    Igli Hasani jetike për Shqipërinë Politika e zgjerimit të BE-së
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Taylor Swift hyn në histori, Forbes e shpall muzikanten më të pasur në botë

    June 5, 2026

    “Topi është në fushën e Trump”/ Zyrtari iranian: Negociatat me SHBA-në në ngërç për shkak të 24 miliardë dollarëve të ngrirë

    June 5, 2026

    Starmer paralajmëron: Rusia mund të sulmojë një vend të NATO-s brenda katër viteve

    June 5, 2026

    Rama në Zvërnec: Edhe 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojnë për të ndalur investimet

    June 5, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.