TIRANË– Ditën e sotme Ministri per Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka hapur samitin e parë për gratë afgane në Shqipëri.
Ministri Hasani shkruan se ndihet i nderuar që ka qenë pikërisht ai që ka hapur samitin ndërsa shton se Shqipëria nderon qëndrueshmërinë e jashtëzakonshme të grave afgane dhe rikonfirmon angazhimin kolektiv, për t’i mbështetur në luftën e tyre, për të drejtat e hequra nga regjimi taleban.
POSTIMI I PLOTË:
I nderuar të hapja samitin e parë të grave afgane, të mbajtur në Tiranë.
Shqipëria
nderon qëndrueshmërinë e jashtëzakonshme të grave afgane dhe rikonfirmon angazhimin kolektiv, për t’i mbështetur në luftën e tyre, për të drejtat e hequra nga regjimi taleban.
Si anëtare e Këshillit për të Drejtat e Njeriut të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Shqipëria është e palëkundur në mbrojtjen e të drejtave të çdo gruaje dhe vajze, në Afganistan dhe më gjerë.


