TIRANË– Gazetari Flogert Muça mbrëmjen e së enjtes teksa ka qenë i ftuar në EuroNews ka folur për takimet urgjente që Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar në Vlorë, ndërsa ai shprehet se nga informacionet e tij pas Vlorës, shefi i qeverisë ka shkuar me urgjencë edhe në Roskovec.
Gazetari Flogert Muça: Kam informacion që mbrëmë vonë Rama ka shkuar me urgjencë në Roskovec.
PYETJE: Ka shkuar vet Rama?
Gazetari: Po vet Rama. Ka takuar të dyja vajzat
Erla: Nuk i bindeshin dot me telefon. Ka vajtur atje.
Po dhe Ermali nuk i bindej në telefon që vajti atje. Këtë e ka bërë që të mos dekonspirohet mesazhi. Dhe i ka thënë kësaj Bardhos (Maldrita Bardho) tani ti zgjidh do jesh ministre apo deputete? Bardho ka thënë dua të jem deputete.
Erla: Tani na doli një ministre?
Gazetari: Janë të dyja në Kuvend ato, njëra ministre njëra deputete.


