Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Vr*sja e efektivit në Maliq/ Dëshmon çobani: Braçellari merrte telefonata që e paralajmëronin për çdo lëvizje

    Shpërndanin dr*gë/ Gjykata e Vlorës lë në burg të arrestuarit e operacionit “Grupi”

    Futbolli në skenën më të madhe ndonjëherë: Çfarë duhet të dini për Kupën e Botës 2026

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    I vendosi tritol lokalit në Velipojë, arrestohet 28-vjeçari (EMRI)

    August 13, 2024

    VELIPOJË– Në vijim të hetimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më 30 Korrik në fshatin Rrjoll, ku u vendos lëndë eksplozive në biznesin në pronësi të shtetasit A. D., është bërë i mundur identifikimi dhe arrestimi i autorit.

    Mësohet se i arrestuari është 28-vjeçari, Erison Gjeka, i cili rezulton me precedent të theksuar kriminal në fushat e krimeve kundër personit dhe pronës.

    Ndërkohë vijon intensivisht puna për identifikimin dhe kapjen e autorit tjetër të kësaj ngjarjeje.

    Njoftimi i policisë:

    Velipojë

    Si rezultat i aplikimit të metodave proaktive, zbardhet ngjarja e ndodhur në fshatin Rrjoll, ku iu vendos lëndë eksplozive lokalit në pronësi të shtetasit A. D..

    Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga njëri nga autorët e dyshuar të vendosjes së lëndës eksplozive.

    28-vjeçari i arrestuar, me precedent të theksuar kriminal në fushat e krimeve kundër personit dhe pronës.

    Vijon intensivisht puna për identifikimin dhe kapjen e autorit tjetër të kësaj ngjarjeje.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Personit dhe Pronës të DVP Shkodër, në drejtimin e Prokurorisë, si rezultat i informacioneve të siguruara dhe aplikimit të metodave proaktive, bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 30.07.2024, në fshatin Rrjoll, Velipojë.

    Gjithashtu, bënë të mundur identifikimi, kapjen dhe ndalimin e shtetasit E. Gj., 28 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunim.

    Nga hetimet dyshohet se 28-vjeçari, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, më datë 30.07.2024, në fshatin Rrjoll, kanë hedhur një sasi lënde eksplozive në tarracën e një lokali (bar dhe restorant) në pronësi të shtetasit A. D., duke shkatuar dëme materiale.

    Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna intensive për identifikimin e autorit tjetër të kësaj ngjarjeje, si dhe të shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

    Andis Daja arrestohet 28-vjeçari shperthim ne velipoje
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Vr*sja e efektivit në Maliq/ Dëshmon çobani: Braçellari merrte telefonata që e paralajmëronin për çdo lëvizje

    June 11, 2026

    Shpërndanin dr*gë/ Gjykata e Vlorës lë në burg të arrestuarit e operacionit “Grupi”

    June 11, 2026

    Futbolli në skenën më të madhe ndonjëherë: Çfarë duhet të dini për Kupën e Botës 2026

    June 11, 2026

    Serbia u jep shtetësi rusëve të sanksionuar nga SHBA-ja dhe Ukraina

    June 11, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.