Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Bomba” e merkatos së verës, Olize përfundon në radarët e klubit që synon të bëhet i pamposhtur

    Kremtohet 25-vjetori i partneritetit midis Gardës Kombëtare të Nju Xhersit dhe Forcave të Armatosura Shqiptare/ Ministri Nufi: Krenarë për marrëdhënien strategjike me SHBA

    Një format pa precedent në histori, Botërori 2026 hap një epokë të re të futbollit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Vr*sja e efektivit në Maliq/ Dëshmon çobani: Braçellari merrte telefonata që e paralajmëronin për çdo lëvizje

    June 11, 2026

    TIRANË– Aleksandër Kola, çobani i stanit ku fshihej Violand Braçellari në Maliq, autori i vrasjes së efektivit të Forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosjes së kolegut të tij Edison Adri , ka deklaruar se ai merrte gjithmonë telefonata që e paralajmëronin atë për lëvizje të dyshimta në zonë.

    Bazuar në deklarimet e tij para hetuesve, Kola ka treguar se kishte nisur punë në Bode tek stani i Braçellarit në mesin e muajit maj të vitit 2026, pasi i ishte ofruar një pagë mujore prej rreth 1200 eurosh për të bërë punën e çobanit.

    Ai ka deklaruar se gjatë gjithë kohës që ka qëndruar në stan për disa javë, Braçellari mbante vazhdimisht me vete armë zjarri konkretisht një armë automatike kallashnikov dhe një armë gjahu çifte.

    Në dëshminë e tij, Kola ka pohuar se kishte vënë re sjelljen e Braçellarit,  i cili kujdesej ndaj çdo lëvizjeje të personave të tjerë pranë stanit dhe se largohej shpesh drejt malit sapo merrte telefonata që e paralajmëronin për lëvizje të dyshimta në zonë.

    Sipas tij, disa ditë para ngjarjes Braçellari ishte larguar me armë pasi ishte njoftuar se në drejtim të stanit po ngjiteshin automjete të panjohura.

    Një tjetër moment që Kola përmend është pikërisht konflikti i tij që ka ndodhur në 3 qershor 2026. Kola ka deklaruar se kishte kërkuar të largohej për disa ditë për shkak të gjendjes shëndetësore të nënës së tij, por kërkesa ishte kundërshtuar nga Braçellari.

    Sipas tij, debati u përshkallëzua në fyerje kërcënime dhe dhunë fizike ndërsa ai pretendon se Braçellari i drejtoi disa herë armën duke e kërcënuar me vdekje.

    Aleksandër Kola ka deklaruar se është larguar me frikë nga stani, duke marrë me vete sendet personale pasi kishte parë shumë gjëra të dyshimta që i kërcënonin jetën.

    Më pas ai ka bërë kallëzim në polici, kallëzim që u bë një nga elementët që çuan në organizimin e operacionit për kapjen e Violand Braçellarit./Radar.al

    Maliq
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Bomba” e merkatos së verës, Olize përfundon në radarët e klubit që synon të bëhet i pamposhtur

    June 11, 2026

    Kremtohet 25-vjetori i partneritetit midis Gardës Kombëtare të Nju Xhersit dhe Forcave të Armatosura Shqiptare/ Ministri Nufi: Krenarë për marrëdhënien strategjike me SHBA

    June 11, 2026

    Një format pa precedent në histori, Botërori 2026 hap një epokë të re të futbollit

    June 11, 2026

    Shpërthimi me lëndë plasëse në tokën e fisit Nikulaj në Lezhë, arrestohet një nga autorët

    June 11, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.