VELIPOJË– Brenda dy muajsh është sulmuar për herë të dytë një restorant në plazhin e Rrjollit në Velipojë. Kujtojmë se herën e parë restoranti në Rrjoll të Velipojës është dëmtuar nga zjarri ndërsa orët e para të mëngjesit të sotëm është sulmuar duke hedhur tritol.
Bazuar në njoftimet e policisë për fatin e mirë njëri prej pronarëve ka shpëtuar për mrekulli, pasi ka qenë duke fjetur pak metra larg vendit kur ka shpërthyer tritoli. Mësohet se nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale.
Sot pronari Andis Daja ke deklaruar se se prej 10 vitesh jeton në Gjermani ka punura dhe ka ardhur në Shqipëri për të investuar në ndërtimin e një restoranti. Teksa ka folur për “Top Channel” ai i ka bërë thirrje policisë dhe prokurorisë të zbardhin ngjarjen me qëllim shkatërrimin e biznesit të tij, e cil andodh tashmë për herë të dytë.
“Mbrëmë nga ora 3:00 e natës më ka marrë vëllai në telefon. Është hera e dytë që ndodh. Ka ardhur nga mbrapa dhe ka hedhur lëndë shpërthyese, për fat të mirë vëllai ka qëlluar pak metra më tutje dhe nuk ka pasur dëme fizike. Unë jam emigrant në Gjermani që 10 vite. E pash të arsyeshme të bëja një investim në vendin tim, dhe shikoje çfarë ndodh. Të vijnë të sulmojnë pa i pasur kujt borxh, as asgjë, nuk e di, shumë i zhgënjyer. Shpresoj që policia të merret seriozisht se është hera e dytë, të gjenden autorët sa më shpejt.”- tha Andisi.


