Hugo One, një këngëtar 28-vjeçar nga Luksemburgu është bërë viral në rrjet për shkak të ngjashmërisë së habitshme me Elon Musk, por ai vetë nuk është aspak i lumtur për këtë krahasim.
Edhe pse njerëzit e ndalojnë në rrugë, i kërkojnë foto dhe komentojnë ngjashmërinë me CEO-n e Teslas, Hugo e sheh këtë si një lloj bezdie dhe nuk e konsideron kompliment.
“Nuk e marr si kompliment të krahasohem me Elon, sepse ai nuk është një person i mirë,” deklaroi ai për mediat.
Hugo, i cili dikur punonte si mësues anglishteje dhe frëngjishteje në Berlin, u krahasua për herë të parë me Musk në vitin 2018 nga një prej studentëve të tij. Që atëherë, pamja e tij i ka sjellë miliona shikime në rrjete sociale, por edhe një sërë reagimesh të përziera nga ndjekësit.
Megjithatë, pavarësisht gjithë vëmendjes, ai thotë se nuk ka ndërmend të ndryshojë pamjen: “Më pëlqen si dukem, thjesht nuk dua të jem ‘kopja’ e dikujt që nuk admiroj.”



