Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Me Berishën në zemër dhe Interin mbi supe, demokrati “i blinduar” pret nisjen e protestës

    Shkëlzeni dhe Argita zbresin në shesh, protesta merr “bekimin familjar”

    “Ma këpute shpirtin o bukurosh…”, Zegjine Caushi ironizon deputetin e PD pas protestës opozitare: Të kisha ardhur unë të të mbaja krahun

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    I mori jetën policit, Mërnica: I kërkoj falje familjes…

    July 12, 2024
    I mori jetën policit, Mërnica shprehet i penduar: I kërkoj falje familjes…

    Ka thyer heshtjen Azgan Mërnica, njeriu që ekzekutoi në muajin Maj 2024 me një plumb të vetëm punonjësin e Policisë së Shtetit, Novruz Cenalia.

    Azgan Mërnica qytetari që ekzekutoi në Maj  2024 punonjësin e Policisë së Shtetit, Novruz Cenalia, është bërë pishman për veprën penale që ka kryer .

    “…ndihem i penduar dhe i kërkon falje familjes së viktimës…” – ka deklaruar para hetuesve të çështjes, Azgan Mërnica.

    Gazetari Elton Qyno, ka mundur të sigurojë të plotë dëshminë e Mërnicës dhe akte të tjera ku të gjitha provat e grumbulluara nga policia kriminale, si dëshmitarë, pamjet filmike të një biznesi, e deri tek dëshmia e nënës së tij, nxjerrin si autor të vrasjes së Novruz Cenalia, 23-vjeçarin Azgan Mërnica.

    Nga ambientet e burgut të Fierit,  Mërnica ka treguar para hetuesve të policisë, se gjithçka ka ndodhur në gjaknxehtësi e sipër në fshatin Baltëz.

    Ai shton se për pak sa nuk është përplasur me mjetin që drejtohej nga polici Cenalia, i cili në atë moment ishte i veshur me uniformën e  skuadrës “Shqiponja”.

    Ndaj të riut zhvillohen hetime për akuzën e “Vrasjes së punonjësve të policisë së shtetit” dhe “Mbajtje pa leje të armëve të zjarrit”.

    Këto dy akuza e çojnë të riu ndrejt  një dënimi me burgim të përjetshëm.

    Teksa është marrë në pyetje Azgan Mërnica rikujton momentin kur ka kryer krimin e rëndë të vrasjes.

    “…kur kthehesh direkt nga drejtimi që vjen për tu futur në rrugën e Baltzës, sapo marr kthesën me makinë dhe futem për në rrugën e Baltzës, drejt meje po vinte një autoveturë që mu duk si “Benz” dhe besoj se ishte ngjyrë e zezë. Unë me makinën time, në kthesë e kam prerë menjëherë timonin për të marrë kthesën, pash që shoferi i makinës ma bëri me shenjë dhe nga mimika mu duk se më shau, por unë nuk dëgjova sharje. Pashë vetëm nga gjestet që bëri dhe personi që drejtonte “Benzin”, ndaloi direkt makinën dhe më pas ndalova edhe unë makinën pak më përpara dyqanit. Të dy në hapëm dyert e makinës dhe unë zbrita nga mjeti. Me drejtuesin e “Benzit” këmbyem fjalë nga makinat me dyer të hapura. Unë i them: “…për ça më shave…” dhe ai vijoi të më shajë prap. Atëherë unë u drejtova drejt tij dhe ai u drejtua drejt meje, unë i thashë: “…mos shaj se jam me njerëz…” dhe në këto momente shkëmbejmë sharje me njëri-tjetrin. Për një moment personi që zbriti nga “Benzi” vuri dorën në armë dhe në këtë kohë e nxjerr edhe unë nga çanta armën që kisha me vete dhe e mbush, afrohem afër personit dhe i them:“…për ça më shave…”? Personi në fjalë bëri gjeste me pistoletë dhe mu duk sikur e mbushi dhe unë e kisha nxjerrë pistoletën nga çanta e mbusha dhe e qëllova i pari dhe personi u rrëzua menjëherë në tokë…”.

    Mërnica vijoi dëshminë e tij, duke treguar se si gjatë shkëmbimit të sharjeve me njëri-tjetrin i është  kujtuar mamaja  që i ka folur duke u munduar ta ndalonte “mos… mos….”.

    “…por mbasi e qëllova me armë personin dhe u rrëzua në tokë, unë menjëherë kam shkuar te makina, kam marrë mamanë në makinë dhe kam ikur në drejtim të fshatit Sulaj. Kam zbritur mamanë tek shtëpia ime dhe më pas kam çuar makinën tek oborri i shtëpisë së dajës tim në Sulaj dhe më pas kam ikur direkt me vrap për në drejtim të pyllit të Semanit, ku dhe kam qëndruar i fshehur për tre ditë rresht deri në darkë, ku kam shkuar te shtëpia e gjyshit tim Çerki, e cila ndodhet rreth 100 metër larg shtëpisë time, aty kam gjetur mamanë time, dajën Gentjan Selaci, gjyshin Çerki, të cilët më thanë do të dorëzojmë dhe as pesë minuta erdhi makina që më solli në polici….”-tregon Azgan Mërnica.

    Në lidhje me armën e zjarrit, i hetuari ka deklaruar arsyet se pse mbante me vete armën e zjarrit:

    “…kur kam dalë nga shtëpia pistoletën e kisha me vete që në mëngjes, pasi mua më është dënuar vëllai im për vrasje dhe ndihesha i kërcënuar, kjo ishte arsyeja që e mbaja me vete armën…”.

    Sipas tij ai kishte tre-katër ditë që e kishte gjetur armën e zjarrit dhe e mbante me vete në çantën marsup.

    Në lidhje me viktimën Mërnica e ka përshkruar se ai ishte i veshur si polic.

     

    Mërnica polic vrasje
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Me Berishën në zemër dhe Interin mbi supe, demokrati “i blinduar” pret nisjen e protestës

    April 17, 2026

    Shkëlzeni dhe Argita zbresin në shesh, protesta merr “bekimin familjar”

    April 17, 2026

    “Ma këpute shpirtin o bukurosh…”, Zegjine Caushi ironizon deputetin e PD pas protestës opozitare: Të kisha ardhur unë të të mbaja krahun

    April 17, 2026

    Tensione në protestë para Kryeministrisë/ Aulon Kalaja dërgohet në urgjencë pas gazit lotsjellës

    April 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.