Një ngjarje e rëndë tronditi mbarë opinion publik kur u mësua se shqiptari qëlloi për vdekje me çekiç gruan e tij, Alba Cenkon.
Për rrjedhojë të ngjarjes së rëndë familjarët e Alba Cenkos u shprehen të tronditur për krimin e rëndë.
Ata na zbulojnë se çifti nuk kishte pasur konflikte, të paktën kaq dinin ata.
“Jemi shokuar dhe nuk besojmë se diçka e tillë mund të ndodhte këtu,” thonë ata mes lotësh.
Një nga fqinjët, që është edhe vjehrra e motrës së viktimës ka treguar se nusja e djalit të saj kishte qenë shumë e shqetësuar ditët e fundit dhe i kishte rrëfyer se nuk po lidhej dot më Albën.
Alba Cenko i përgjigjej vetëm me mesazhe dhe nuk i hapte celularin dhe kjo gjë e kishte shqetësuar të motrën.
Në fakt, personi që i shkruante mesazhet ishte Katriot Cenko.

