Detaje të reja kanë dalë në pah nga vrasja e Ramazan Matajt të ndodhur më 5 janar 2025 në fshatin Dragoç të Shkodrës.
Kujtojmë se viktima dhe autorët ishin banorë të të njëjtit fshat.
Radar.al ka arritur të sigurojë foton e vëllait të autorit të dyshuar për vrasjen e Matajt.
Sipas policisë vrasja ndodhi pas dyshimeve se Ramazan Mataj kishte ndikuar për prishjen e marrëdhënieve bashkëshortore të motrës së autorit.
Pas krimit, dy vëllezërit e fshehën armën në një zonë të pyllëzuar dhe më pas e groposën në tokë në oborrin e banesës.



