Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bayern Munich eliminon Real Madridin pas një spektakli 7-golësh në “Allianz Arena”

    “Do themi se e gjetëm në rrugë”/ Si e nxorën nga hoteli dhe e braktisën 19-vjeçaren shqiptare në Greqi tre të arrestuarit

    “Bashkëjetuesi i ri i nënës më rrihte dhe më nxirrte në rrugë”/ Rrëfimi tronditës i 12-vjeçares, detyrohej të lypte nën kërcënimin me armë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Mesazhi i një vajze në FB e nxori në pritë”/ Ramazan Mataj priste të fejohej dhe do ikte në Gjermani? Ja çfarë zbuluan hetimet

    January 6, 2025

    33-vjeçari Ramazan Mataj u vra mëngjesin e të dielës brenda automjetit të tij me breshëri plumbash në fshatin Dragoç të Shkodrës. Lidhur me ngjarjen vijojnë të dalin detaje të tjera.

    Policia ka zbuluar se ka qenë një SMS në Facebook nga një vajzë që e ka nxjerrë në pritë.

    Megjithatë dyshohet se ka qenë një profil fals me emër vajze, pas të cilit fshihej autori i vrasjes.

    Autori dyshohet se i ka zënë pritë të riut rreth 1.2 km larg banesës së tij. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se nga hetimet paraprake rezulton se autori ka qenë një person i vetëm.

    Autori ka qenë i fshehur, duke pritur Ramazan Matajn dhe sapo ka ardhur makina e viktimës, ka hapur zjarr duke e qëlluar me 29 plumba. Ka qenë një banor i zonës që në mëngjesin e ditës tjetër ka gjetur viktimën brenda në makinë dhe më pas ka lajmëruar Policinë.

    Mësohet se gjurmët e autorit janë ndjekur nga grupi hetimor përmes një qeni të Policisë, i cili i ka çuar deri në një farë distance.

    Për shkak se zona ku ka ndodhur atentati nuk është e mbuluar me kamera sigurie, identifikimi i autorit është edhe më i vështirë.

    Familjarët e viktimës kanë treguar në polici që nuk kanë asnjë konflikt me askënd. Babai 33 vjeçarit Ramazan Mataj ka thyer heshtjen pas atentatit tragjik që i mori jetën djalit të tij një ditë më parë.

    Ai ka kërkuar drejtësi dhe që autorët të vihen pas hekurave. Ai pretendon se djali i tij nuk ka pasur probleme me askënd dhe se shumë shpejt pritej që të fejohej me një vajzë.

    Hetuesit bëjnë me dije se pista kryesore është ajo e një konflikti personal, e lidhur me një marrëdhënie dashurie që mund të ketë pasur 33-vjeçari, por nuk përjashtohet edhe aktiviteti i viktimës jashtë vendit.

    Babai i 33-vjeçarit Ramazan Mataj, Fatmir Mataj rrëfeu se djali i tij priste të fejohej dhe se do largohej në Gjermani pasi t’i dilnin letrat, ndërsa theksoi se i biri nuk ka pasur konflikte me asnjë njeri. Fatmir Mataj i bëri thirrje shtetit për zbardhjen e ngjarjes, në të kundërt, deklaroi se ‘do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet’.

    Pjesë nga rrëfimi i tij:

    Komunikimi i fundit në orën 20:20 kur doli nga shtëpia. Më tha ‘do të iki të takoj një njeri’, nuk di asgjë tjetër. Nuk më është përgjigjur në telefon, jo se nuk e ka hapur, por ishte i vdekur. Nuk kemi pasur asnjë ngatërresë, as debat me askënd. I kërkoj shtetit mos të hapim viktima më tepër, të vendosë dorën në zemër, të marrë vesh këto probleme, se nuk jemi në dijeni për asgjë. Nuk kam dyshuar për asgjë, s’kam pas frikë sepse kur nuk ke debat me askënd. Kemi qenë vetëm për një kafshatë bukë.

    Djali punonte në Mal të Zi, po priste fejesën dhe letrat e Gjermanisë. Kaq ishte jeta e tij. I kërkoj shtetit drejtësi, mos të hapen viktima të tjera, mos të marrim rrugë pa dashje me fjalë. Kur nuk del e drejta, do e gjej vetë. Kur nuk e vendos dorën në zemër shteti do e zgjidh vetë, Do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyn shteti. I bëj thirrje shtetit të kapen autorët sa më parë. Nuk kemi asnjë dyshim. Djali më shprehte çdo gjë, më thoshte për gjithçka, jam në dijeni të çdo gjëje të tij. Nuk e bënte asnjë hap pa fjalën time. Kemi qenë njerëz familjar dhe të rregullt. Në Belgjikë ka qëndruar 1 vit, erdhi për letrat, i hodhi letrat për në Gjermani dhe derisa t’i dilnin letrat iku në Mal të Zi.

    Çfarë janë këto rrjetet e telefonave, i kam lexuar, ju lutem nuk jemi njerëz që merremi me gjëra të pista. Nuk kemi lidhje me askënd, vetëm punë-shtëpi. Shtetit i kërkojmë drejtësi, të mos ketë viktima të tjera. Do ta kërkoj vetë nëse nuk gjendet, dhe nuk do të shkojë gjatë. Kur nuk jemi në dijeni ne familja, nuk kam asnjë dyshim se do të kisha vepruar brenda 24 orëve. Do kisha bërë punët e mia. Nuk është gjetur as thikë, as pistoletë, as asgjë, ishte i papërgatitur. Na kanë njoftuar për vrasjen e djalit.

    Fatmir Mataj Ramazan Mataj
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bayern Munich eliminon Real Madridin pas një spektakli 7-golësh në “Allianz Arena”

    April 15, 2026

    “Do themi se e gjetëm në rrugë”/ Si e nxorën nga hoteli dhe e braktisën 19-vjeçaren shqiptare në Greqi tre të arrestuarit

    April 15, 2026

    “Bashkëjetuesi i ri i nënës më rrihte dhe më nxirrte në rrugë”/ Rrëfimi tronditës i 12-vjeçares, detyrohej të lypte nën kërcënimin me armë

    April 15, 2026

    “Marrëdhënia me Italinë nuk është më e njëjtë”, Trump sulmon sërish Melonin. Kryeministrja italiane: Aleanca euroatlantike nuk ndahet

    April 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Nga komunikimi te aventura dhe ndjeshmëria emocionale, 4 shenjat e horoskopit që “thyejnë rregullat” në intimitet

    Parashikimi i horoskopit 14 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.