TIRANË– Finalistja e Big Brother VIP 4, Egli Tako ka dhënë deklaratën e parë pas përfundimit të këtij Reality Show, për eksperiencën e saj brenda shtëpisë më të famshme në vend.
“Surprizë, sfidë, ëndërr, të treja në një. Nuk e prisja finalen, për shumë arsye, nuk e kam pritur, më është dhënë një shpërblim i ndjerë kur është thirrur emri im. I kisha humbur shpresat, deri në momentin që është thirrur emri im. Aty kam kuptuar që e kam fituar gjënë time, që në momentin që arrita të shkoj në finale pa luajtur asnjë ditë në BBV. Egli në këtë BBV ka arritur të tregojë të gjithë ngjyrat e veta dhe fitojë njerëzit e vërtetë që dinë se çfarë është emocioni, të jetosh, dashurosh dhe zihesh, ashtu siç është jeta në të vërtetë. Egli është falënderuese ndaj Zotit, familjes, Top Channel dhe publikut të madh që e kam ndjerë deri në palcë mbështetjen e tyre. Nuk mund të lë pa përmendur edhe Gjestin, pasi mirë apo keq, e gjithë ajo dinamikë nxori shumë anë të miat. Presim shumë muzikë dhe asnjëherë larg botës së televizionit, që është kaq e bukur.”-tha Egli./Radar.al