SHKODËR– Policia kufitare ka vënë në pranga një 42-vjeçar në pikën kufitarë të Hanit të Hotit. Bazuar në njoftimin e policisë, arrestimi i tij ka ardhur pasi ai ishte në kërkim nga autoritet italiane.
I arrestuari është identifikuar si Vuksan Gjoni. ishte në kërkim pasi ishte dënuar nga drejtësia italiane për plagosje. Ai është i dënuar me 6 vite dhe 8 muaj burg. Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për ekstradimin e 42-vjeçarit në Itali.
NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:
PKK Hani i Hotit
I dënuar nga autoritetet italiane, me 6 vjet e 8 muaj burgim, për plagosje, kapet nga Policia Kufitare dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 42-vjeçari.
Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Hani i Hotit, si rezultat i masave të shtuara dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë kapur në dalje dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimin, shtetasin:
Vuksan Gjoni (Guri), 42 vjeç, banues në Shkodër.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Milanos e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Plagosja”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për ekstradimin e 42-vjeçarit, në Itali./Radar.al
Rama ndan pamjet nga “Defender 25”: Një nga stërvitjet më të mëdha e komplekse në Europë
Ardit Gjebrea feston 62-vjetorin/ Zbulon me kë do prezantojë Këngën Magjike në 25-vjetorin e saj


